Maskë nga çokollata për fytyrë

spot_imgspot_img

Edhepse shumica prej jush pëlqejnë shumë për të ngrënë çokollatën dhe nuk mund ta imagjinojnë një ditë të vetme pa këtë ëmbëlsirë të shijshme, madje përpiqen ta aplikojnë edhe si përbërës kryesor pë maskë fytyre. Maska prej çokollate ndihmon lëkurën tuaj të duket e shëndetshme dhe e ndritshme.

Maskë prej çokollate

Ushqeni lëkurën tuaj me materie ushqyese nga çokollata që të merrni shkëlqim rinor. Kafeina stimulon qarkullimin dhe i jep lëkurës skuqje natyrale.

Çokollata, sidomos ajo e errët, me pak sheqer dhe e pasur me kafeinë, vitamina dhe minerale. Të jgitha këto substance përmirësojnë gjakun dhe rrjedhën limfatike në lëkurën e fytyrës për të parandaluar ënjtjen. Përbërësit kryesor i çokollatës, gjalpë kakao, hidraton lëkurën, rinon dhe e shëndrrit atë. Ajo përmban substanca që në mënyrë natyrale shtrëngojnë lëkurën dhe rrisin elasticitetin.

Ndiqni hapat si të krijohet maskë prej çokollate. Të gjitha shqisat tuaja do të stimulohen nga kjo maskë si dhe fytyra jauj do të ushqehet. Mund ta aplikoni edhe në zona tjera të trupit, rekomandohet veçanërisht në pjesët e ndjeshme të qafës dhe dekoltesë.

  1. Ndani të bardhën e vezës nga e verdha dhe përzieni me ujë të ngrohtë dhe një lugë çaji salcë kosi. Kësaj përzierje shtoni përbërës kryesor siç është çokollata e zezë e cila duhet shkrirë më parë. Pastroni fytyrën dhe në lëkurë të thatë aplikoni maskën prej çokollate.bëni lëvizje rrethore dhe lëreni për gjysmë ore. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
  2. Shkrini 50 gram çokollatë të zezë dhe shtoni dy lugë vaj ulliri. Përzierjen e ftohtë veni në fytyrën tuaj. Bëni lëvizje rrethore gjatë masazhimit dhe lëreni për gjysmë ore. Relaksohuni dhe kënaquni në aromën dhe shijën e këndshme që do thithë lëkura e fytyrës suaj.

Kjo maskë për fytyrë mund të shërbejë gjithashtu si pjesë e një rituali spa në shtëpi! Çokollat është përbërës për shumë preparate kozmetike. Si e tillë ajo përdoret zakonisht si kakao ose pluhur kakao, pa ndonjë aditivë dhe duke përjashtuar sheqerin. Pra, kur e përdorni në shtëpi si maskë për fytyrë prej çokollate, është e rëndësishme që të zgjedhni atë me përqindje të lartë të kakaos.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskopi i 20 Shtator 2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Horoskopi i 20 Shtator 2026 për 12 shenjat: parashikime argëtuese për dashuri, punë dhe mirëqenie, me këshilla praktike për ditën.

Moda | Materialet dhe qëndrueshmëria: udhëzues i thjeshtë për të dalluar fibra dhe zgjedhje afatgjata

Një udhëzues i thjeshtë për të kuptuar dallimin midis fibrave, ndikimin mjedisor dhe si të bëni zgjedhje blerjeje dhe mirëmbajtjeje që zgjasin veshjet.

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.