Ja përse qenka bërë nuse Dafina

U përfol shumë për fotografitë e saj me veshje të nuseve. Madje u përfol edhe për një martesë të mundshme të Dafina Zeqirit me DJ Geek.

Por në fakt, veshjet dhe grimi i nuses, janë pjesë e videoklipit të ri që këngëtarja ka publikuar.

“Million $” quhet kënga më e re e Dafina Zeqirit, muzikës e së cilës e ka bërë vet ajo, ndërsa tekstin e ka shkruar këngëtari Elinel.

Tematikë e këngës nuk është dashuria por suksesi i Dafinës.