7.2 C
Priština
More

    Si të largoni erën e pakëndshme të këpucëve në verë

    spot_imgspot_img

    Ka disa gjëra shumë të thjeshta që mund të bëni në shtëpi, pa shpenzuar shumë para, nëse doni t’i mbani dhe për ca kohë atletet e këpucët që keni, pa u shqetësuar për aromën që ato mbledhin, sidomos gjatë stinës së verës.

    Lani/zëvendësoni shtrojat

    Si fillim, duhet të shihni nëse pjesa e brendshme e këpucëve, shtroja, është e dëmtuar apo jo. Nëse keni kohë që i përdorni atletet apo këpucët, gjasat janë që ato të jenë konsumuar. Prandaj, nëse keni shtroja të dëmtuara, nxirrini ato jashtë, shpëlajini dhe lërini të thahen.

    Nëse keni mundësi, mund t’i zëvendësoni ato me një palë të tjera, pa qenë nevoja të blini një palë këpucë të reja.

    Mbajini në ambient të thatë

    Në rast se lani edhe këpucët, jo vetëm shtrojat e tyre, sigurohuni t’i mbani ato në një vend sa më të thatë. Vendosini pranë një ngrohëseje ose në një vend ku bie dielli.

    Duke i mbajtur ato të thata, ju ndihmoni në parandalimin e shtimit të baktereve që do t’ju shkaktojnë erë.

    Ngrini këpucët

    Vendosini këpucët tuaja në një qese plastike dhe mbajini ato në frigorifer gjatë një nate. Ngrirja e këpucëve vret bakteret që prodhojnë erën e pakëndshme.

    Përdorni sodë buke

    Nëse metoda e frigoriferit nuk funksionon, vendosni pak sodë buke në pjesën e brendshme të këpucëve dhe lëreni “pudrën” të përthithë erën e pakëndshme gjatë natës.

    Përdorni pudër bebi

    Një tjetër mënyrë, është aplikimi i pudrës së bebeve, përpara se t’i vishni dhe pasi i hiqni këpucët.

    Fruta

    Vendosni një lëkurë portokalli, limoni ose qitroje në brendësi të këpucëve dhe mbajini aty gjatë gjithë natës. Këpucët tuaja do të kenë një aromë shumë më të mirë se më parë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...