Rregullat që duhet të ndiqni sa herë vishni taka

spot_imgspot_img

Ka kaq shumë fuqi tek takat dhe çdo vajzë e di mirë ku e kemi fjalën, por ka diçka. Nëse nuk zgjidhni të duhurat dhe nuk silleni si duhet me to, magjia e elegancës zbehet. Askush s’e do këtë, prandaj hidhini një sy rregullave që duhet të keni parasysh para se të blini një palë këpucë të reja apo vishni takat e radhës.

  1. Thembër- gishtërinj dhe jo gishtërinj- thembër

Që ecja juaj të duket sa më natyrale sigurohuni të vendosni fillimisht thembrën dhe më pas pjesën e përparme të këmbës. Përndryshe do të dukeni sikur po ecni në majë të gishtërinjve.

 2.Bëni hapa të vegjël

Ecja në një mënyrë të tillë do t’ju ndihmojë të ruani ekuilibrin.

  1. Mos vraponi

Nëse po përpiqeni të mbyllni punë shpejt e shpejt me takat e më pas t’u jepni duart, ndaloni dhe mos e bëni më. Përpiqu ta merrni më lehtë faktin që jeni mbi taka, ndaj mos nxitoni, a thua se shputat i keni mbi një palë shapka të rehtashme plot me pupla.

  1. Qëndroni drejt

Mbajeni shpinën drejt dhe nxirreni bustin përpara. Bëjeni këtë gjë sapo të vishni takat në mënyrë që trupi të mësohet me këtë balancim.

  1. Përfytyroni sikur po ecni në një vijë të drejtë

Kështu do të fokusoheni më mirë në ecjen tuaj ndërkohë që vija ju shërben si busull.

  1. Sigurohuni që takat janë fiks masa juaj!

Gjasat që të rrëzoheni apo të keni dhimbje të tmerrshme këmbe janë të mëdha. Shtoji kësaj komentin e shëmtuar që dëgjohet në horizont: “Duken si të marra borxh”!

  1. Sa më e trashë taka, aq më mirë!

Do të ecni më rehat, trupi do të duket më bukur dhe mbi të gjitha s’do t’i shkaktoni atij asnjë dëmtim. Falë tyre, mund të vishni taka gjithë jetën tuaj!

  1. Kurrë po kurrë, mos harroni pedikyrin!

Thonjtë e këmbës duhet të jenë gjithnjë të rregullt. Ç’kuptim ka një taka e bukur në këmbë të pakuruar?

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pastrim dhe organizim: udhëzime praktike për të krijuar një kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzime praktike për të organizuar dhe pastruar një kënd studimi për vetëm një fëmijë, me fokus të veçantë në sigurinë nga kimikatet dhe menaxhimin e produkteve të pastrimit.

Flokët: Rutina e thjeshtë e kujdesit të trupit për flokë të fortë dhe lëkurë koke të shëndetshme

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për një rutinë të përditshme që forcon flokët dhe ruan lëkurën e kokës, me sugjerime për verë, pishina dhe stilim pa dëmtime.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — udhëzime praktike për veshje, ushqim dhe familje

Udhëzues praktik për gratë që planifikojnë të marrin pjesë në një festival kulturor: si të zgjidhni veshjen e duhur, të menaxhoni ushqimin dhe të përgatiteni me fëmijë, duke respektuar traditat dhe rregullat e organizatorit.

Dashuri & Martesë: Si ta zgjidhni një keqkuptim pa ngritur zërin — këshilla praktike për çiftet

Udhëzime të qarta dhe të aplikueshme për çiftet që duan të zgjidhin keqkuptime pa ngritur zërin: si të përgatiteni, të dëgjoni aktivisht, të vendosni kufij dhe kur të kërkoni ndihmë profesionale.