Si të menaxhohet “sëmundja e mengjesit” gjatë shtatëzanisë

spot_imgspot_img

Përkundër termi “sëmundje e mëngjesit”, nauzea dhe vjelljet mund të ndodhin në çdo kohë gjatë ditës, gjatë gjithë shtatëzanisë. Është e rëndësishme t’i tregoni mjekut tuaj nëse jeni duke vjelljur, sepse zbulimi i hershëm dhe parandalimi janë mënyrat më të mira për ta kontrolluar atë shkruan Insider.

Ndryshimet e thjeshta të jetës, si ngrënia e vakteve më të vogla, më të shpeshta mund të ndihmojnë në uljen e vjelljes.

Nauzea është një nga simptomat më të hershme dhe më të zakonshme gjatë shtatëzanisë. Në fakt, rreth 70% deri 80% e grave përjetojnë nauze në një pikë të shtatëzënisë së tyre.

Zakonisht fillon midis javës katër dhe tetë të shtatëzanisë dhe zgjat deri në tremujorin e parë. Por disa gra mund të kenë vjellje dhe nauze gjatë gjithë shtatëzanisë.

Si të lehtësoni vjelljen dhe nauzen gjatë shtatëzanisë:

“Ushqimi çdo dy orë – vetëm një sasi e vogël – mund të jetë më e lehtë për stomakun”, thotë Dr. Cynthie Wautlet.

Për tu ndjerë të ngopur nga këto vakte më të vogla, ajo shton se ushqimet me proteina të larta dhe të dendura ushqyese do të ju ndihmojnë.

Por, duhet të shmangni ushqimet me erë ose erëza që mund të shkaktojnë vjelljen tuaj.

Po ashtu ajo thotë se “të kesh rreth 30 minuta aktivitet të moderuar në ditë, ose thjesht ecje, mund të jetë një gjë me të vërtetë e mirë”.

Ndërsa shkaku i saktë nuk është i qartë. Një studim i vitit 2009 dhe një i vitit 2011, të dy të botuara në ‘BMC Pregnancy and Childbirth’, sugjerojnë që gratë shtatzëna që ushtrojnë në tremujorin e parë të tyre kanë më pak të ngjarë të kenë vjellje në tremujorin e dytë të tyre.

Në anën tjetër, disa studime tjera kanë zbuluar që një gram xhenxhefil që merret çdo ditë mund të zvogëlojë simptomat e nauzes dhe të vjella brenda dy javësh.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.