Flaka sjell këngën e re

Këngëtarja Flaka Krelani, ka publikuar këngën e re këtë të shtunë.

“Dit e Nat” quhet kënga e re e Flakës. Tekstin të cilin e ka shkruar vet ajo, ka rrëfim dashurie.

Për shkak të situatës aktuale si pasojë e COVID-19, kënga është publikuar vetëm në versionin audio.

Flaka nuk ka bërë të ditur nëse do t’i realizoj edhe videoklip.