Cila është arsyeja e vërtetë e flokëve të pajetë dhe lëkurës së thatë në dimër?

A keni menduar ndonjëherë pse flokët tuaja nga tetori deri në mars janë të pajetë (vyshkura) dhe të thara, lëkura e zbehtë, kurse thonjtë të brishtë?

Rezultatet e studimeve të fundit kanë treguar se temperatura mesatare e ngrohjes në dhomë është 23 gradë, kurse te çdo i dhjeti person është shumë më tepër. Megjithatë, ekspertët thonë se për bukurinë nxehti nuk na bën mirë. Sikur radiatori nuk është një mik i mirë siç kemi menduar.

Buzë të çara (plasaritura)

Nxehti ndikon që goja juaj të jetë e thatë, dhe nëse nuk e hidratoni rregullisht lëkura e buzëve tuaja shpejt do pëlcasë. Njëherë kur buzët dëmtohen në tërësi edhe sikur t’i lyeni me “kremë rrushi” do të jetë e vështirë që ajo të depërtojë nëpër shtresat e thata deri në bazë.

Mos i fërkoni buzët që të hiqni lëkurën plasaritur, sepse kjo do të dëmtojë lëkurën delikate dhe të përkeqësojë situatën. Pas larjes përderisa buzët janë të lagështa, butësisht fërkoni ato me një peshqir për të hequr lëkurën e vdekur.

Morth në duar

Asnjëherë mos i ngrohni duart në radiator sado që të ju tërheqë për shkak të ftohtit jashtë. Ngrohja shumë e shpejtë e lëkurës është një nga arsyet e morthit të pakëndshëm në duar – ënjtje të vogla të cilat ngacmojnë për kruarje. Enët e gjakut nuk mund gjithmonë të përshtaten me presionin e lartë të gjakut e cila mund të shpie në këtë situatë.

Lëkura e duarve është më e hollë se në pjesën tjetër të trupit tuaj, dhe gjithmonë është e ekspozuar ndaj ndikimeve të jashtme. Pasi të pëlcasin ënjtjet, kimikatet të cilët i përdorni për të pastruar shtëpinë do të ndikojnë në irtimin e mëtejshëm.

Zgjidhja më e mirë është që rregullisht t’i lyeni me ndonjë kremë për duar që përmbanë deri në 40 për qind glicerinë, që duart tuaja të qëndrojnë të buta.

Rrudha në fytyrë

Klimën të cilën e krijon ngrohja (temperatura e lartë me lagështi të ulët) nuk është e mirë për lëkurën e fytyrës. Sa më e lartë temperatura brenda në dhomë, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj. Kur lëkura ndjenë ajrin e thatë ajo pëlcet dhe krijon një pengesë, gjatë së cilës shkaktohen rrudhat për shkak të mungesës së hidratimit.

Për këto arsye duhet të kujdesemi më shumë për lëkurën e fytyrës në ditët e dimrit, kështu që rekomandohet kremë shumë hidratuese çdo natë para se të shkoni në gjumë.

Ju kruhen sytë

Pothuajse 20 për qind e britanikëve vuajnë nga sytë e thatë në dimër e cila paraqitet edhe më tepër kur dhoma është e ngrohtë. Kjo është veçanërisht e papërshtatshme për njerëzit që përdorin lente kontakti.

Përdorni pika për sy që t’i hidratoni ato dhe të reduktoni kruarjen dhe ngacmimin. Mos përdorni ato që janë kundër skuqjes sepse kjo mund të shkaktojë iritim edhe më të madh.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit me këtë problem duhet të kenë një freskues të ajrit në dhomë i cili gjatë ngrohjes do ta hidratizojë dhomën.

Flokët e pajetë (vyshkura)

Flokët janë materie higroskopike që do të thotë se thithin lagështinë dhe e nxjerrin në pajtim me mjedisin që i rrethon. Për flokët tuaja, qëndrimi në shkretëtirë dhe në dhomë të nxehtë është e njëjtë.

Kujdesin ndaj flokëve duhet ta mbani rregullisht. Është pothuajse e pamundur për ta rikthyer lagështinë e flokëve, por mund ta mbroni me përdorimin e produkteve që përmbajnë vaj. Kjo do t’i japë shtresë mbrojtëse dhe do ta pengojë humbjen e lagështisë.

Thonjtë e brishtë

Ajri i thatë dhe i ngrohtë ndikon shumë në cilësinë e thonjve tanë. Lëkura rreth thonjve thahet dhe nganjëherë plasaritet, e cila mund të shkaktojë lëvestra (ndërgishtëza,) dhe infeksion. Gjithashtu, ngrohja ndikon që thonjtë të ‘çahen në shtresa’, për këtë duhet të përdorni vaj me të cilin do t’i freskoni dhe hidratoni thonjtë tuaj.

Lëkurë e krisur (qëruar)

Si fytyra që humb lagështinë e saj në luftë me të nxehtin, kështu edhe trupi. A keni vërejtur se në dimër duart tuaja dhe lëkura qërohen. Për këtë arsye është më se e rëndësishme që të përdorni ‘qumësht’ (krema) për trup gjatë ditëve të dimrit.

Njerëzit shpesh përdorin krem për fytyrë, kështu që anashkalojnë pjesën tjetër të trupit deri në verë.

kosovarja.ch