Rolatë viçi në salcë domatesh

spot_imgspot_img

Rolatë viçi në sos të pasur domateje bën pjesë te ushqimet më të pasura italiane, nëse edhe ju dëshironi t’i provoni, po ju sjellim në recetë fenomenale.

 Përbërësit e nevojshëm:

  • 700 g mish viçi i prerë në copa të holla
  • ½ filxhani magdanoz i prerë imët
  • ½ filxhani parmezani të grirë ose ndonjë lloj djathi tjetër të freskët
  • 2 lugë hudhra të grira imët
  • Kripë, byber
  • 6-10 feta proshute
  • Vaj ulliri

Për sosin e domateve:

  • Një thelb hudhre të kuqe
  • Pak hudhër të bardhë
  • 12 domate të freskëta
  • 4 lugë vaj ulliri
  • kripë

bosilok të freskët

Nëse copat e mishit janë më të trasha, rrihini mirë ato me cekan kuzhine që të shtypen mirë dhe të mund t’I rrotulloni më lehtë. Le të jenë e shumta 5 mm të trasha.

Secilën copë lyejeni me vaj ulliri, pasta shtoni fetat e proshutës, djathë, hudhrat, kripën dhe byberin e zi. Mos e teproni me kripë, pasi edhe proshuta është mjaft e njelmët.

Rrotullojeni mirë mishin dhe lidheni me penj kuzhine ose mbyllini mirë me ndihmën e rrëmonjseve.

Rolatet e përgatitura fërgojini pak në tigan ku më parë keni vënë disa lugë vaj ulliri, mbajini vetëm pak sa të marrin ngjyrë dhe pastaj futini në sosin e domateve të cilin e keni përgatitur në këtë mënyrë:

Në një tigan të madh vini të ngrohet ca vaj ulliri, shtoni hudhrat e kuqe dhe të bardha dhe fërgojini 2-3 minuta, pastaj shtojini edhe domatet të cilat paraprakisht I keni qërruar dhe grirë, shtoni edhe kripë dhe lëreni të ziejë 15 minuta. Kullojeni sosin në kulluese dhe me ndihmën e lugës përpiquni t’I shtypni domatet që të kullohen mirë. Pjesën e mbetur kthejeni enë dhe zijeni edhe 5 minuta. Në fund shtojani edhe bosilokun.

Pasi t’i keni vendosur rrollatet e mishit të vicit në sosin e domateve, lërini të ziejnë në zjarr të dobët 1 orë e gjysmë, pas kësaj rrotullojini copat e mishit, lëreni të hapur enën dhe lejoni që edhe një orë të ziejë derisa sosi të trashet mirë.

Shërbejini me pasta sipas dëshirës.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Floket: 6 frizura të shpejta — makeup minimal dhe praktik për ditët e zëna

Gjithçka që ju duhet për ditët e zëna: 6 frizura shpejta, hapa praktikë për t’i bërë shpejt dhe këshilla të kujdesit për të mbrojtur flokët nga dielli, klori dhe dëmtime të përditshme.

Recetë tradicionale shqiptare: Byrek me spinaq e djathë — version modern dhe praktik

Një recetë moderne dhe praktike e byrekut me spinaq e djathë, që ruan shijen tradicionale por përshtatet për një ushqim më të balancuar dhe përdorim të thjeshtë në familje.

Horoskop ditor për argëtim: 12 shenja — dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop argëtues ditor që sjell parashikime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo për të qeshur, reflektuar pak dhe për t9u argëtuar sot.

Moda: si të dalloni materialet dhe të zgjidhni rroba që zgjasin për garderobën e përditshme

Si të dalloni materialet dhe të blini rroba që zgjasin: udhëzime praktike për të lexuar etiketat, përkujdesjen dhe zgjedhjet që reduktojnë ndikimin mjedisor dhe rritin jetëgjatësinë e garderobës.