Keni vënë re se ju ka dalë stomaku? Nuk është ndonjë çudi. Gjatë ditëve të festave zakonisht shtojmë disa kilogramë, dhe palëvizshmëria ndikon që muskujt të lirohen, veçanërisht ato të stomakut, belit dhe vitheve. Prandaj, është koha që të filloni me forcimin e muskujve me anë të ushtrimeve. Nëse ushtroni çdo të dytën ditë, pas dy javësh ju do të arrini efektin e dëshiruar – trup të shtrënguar dhe shumë seksi!

Ushtrimet për forcimin dhe formimin e stomakut dhe belit

Shtrihuni në anë të djathtë, bërrylat lëshoni në dysheme. Këmbën e majtë hidheni para këmbës së djathtë dhe pastaj tërhiqni trupin, për aq kohë sa ndjeni shtrëngime në stomak. Dorën e majtë afrojeni në mes të stomakut dhe pastaj lëvizeni lart duke e shtrirë. Përsëritni këtë ushtrim ri herë. Gjatë tërë kohës qëndroni në të njejtin pozicion. Bëjeni të njejtën edhe në anën tjetër.

Ushtrime për çlodhje

Uluni në dysheme, zgjatni këmbën e majtë, mblidheni këmbën e djathtë deri në gjunjë dhe kalojeni mbi të majtën. Pjesën e sipërme të trupit kthejeni në të djathtë, dorën e djathtë vendoseni pas trupit ndërsa bërrylin e dorës së majtë mbështeteni në gjurin e këmbës së djathtë. Pastaj, ngadalë kthejeni kokën në anë të djathtë, për aq kohë sa ndjeni shtrëngim në bel apo në muskujt e barkut. Numëroni deri 30, më pas pushoni. Bëjeni ushtrimin përsëri. Më pas bëjeni të njejtën gjë në anën tjetër.

Ushtrime për forcimin dhe shtrëngimin e stomakut dhe vitheve

Mbështetuni në këmbën e majtë, në mënyrë që trupi të formojë kënd prej 90 shkallë. Zgjatni këmbën e djathtë nga prapa. Vendosni duart para gjoksit, në mënyrë që të lidhni duart dhe bërrylat. Mundohuni ta mblidhni dhe ta shtrini këmbën e majtë. Gjatë kryerjes së ushtrimeve, shtrëngoni stomakun dhe vithet. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë me të dy këmbët.

Ushtrime për shtrëngimin e stomakut

Qëndroni drejtë dhe shtrëngoni stomakun. Vendosni duart në mes të kokës dhe tërë trupin ngriteni lart, duke shtyer legenin përpara dhe duke shtrënguar stomakun. Bëjeni këtë ushtrim disa herë në ditë, pasi është ushtrim i shkëlqyer për shtrëngimin e muskujve të barkut.

Ushtrime për të forcuar stomakun dhe shpinën

Shtrihuni në shpinë. Ngritni këmbët dhe kryqëzoni. Shtrëngoni gishtërinjtë e këmbëve. Zgjatni krahët lart, sa më shumë që të jetë e mundur. Ngritni kokën dhe supet. Pastaj ngadalë ulni duart deri në gjunjë dhe lironi supet tuaja. Vetëm kokën nuk duht ta ulni në dysheme. Përsëriteni ushtrimin 10 herë.

Ushtrime për relaksim

Shtrihuni në stomak, vithet duhet të jenë të ngjitura me dyshemenë. Ngritni pjesën e sipërme të trupit. Zgjatni krahë përpara dhe ngritni mjekrrën. Ngritni supet deri sa nuk ndjeni shtrëngim dhe tendosje. Pastaj relaksohuni dhe përsëriteni ushtrimin edhe dy herë më shumë.

kosovarja.ch