Kush jeton më gjatë – ata që zgjohen herët apo ata që flenë vonë?

spot_imgspot_img

Ata që flenë vonë mund ta paguajnë një ‘çmim’ kur është fjala për shëndetin dhe jetëgjatësinë e tyre.Personat të cilët qëndrojnë zgjuar deri vonë dhe kanë probleme të zgjohen në mëngjes, kanë 10 për qind shanse më të larta të rrezikut për të vdekur më herët sesa ata që flenë dhe zgjohen herët.

Ekspertët tregojnë se është e rëndësishme që personat të cilët qëndrojnë zgjuar deri vonë ta kuptojnë se shprehitë e tyre të gjumit mund të kenë pasoja serioze shëndetësore, dhe ka shumë gjëra që iu ndihmojnë atyre t’i largojnë këto shprehi.

Vlen të ceket se këto zbulime janë bazuar në studimin e më shumë se 433,000 britanikëve.

Ndër tjerash, ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë janë dyfish më të prirë të vuajnë nga çrregullimet psikologjike, 30 për qind më të rrezikuar nga diabeti, 25 për qind më të rrezikuar nga problemet neurologjike, 23 për qind më të rrezikuar nga çrregullimet gastrointestinale dhe 22 për qind më të rrezikuar nga sëmundjet respiratore.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.