A e redukton çokollata stresin?

spot_imgspot_img

“Çokollata zvogëlon stresin” duket pak si një nga ato gjërat që i thoni vetes për ngushëllim kur thjesht nuk ndaloni dot së ngrëni.

Ama, në këtë rast, keni absolutisht të drejtë!

Në një episod të “Well + Good” në You Tube, seritë:  “You Versus Food”, dietologia e certifikuar, Tracy Lockwood Beckerman, tregon se çfarë e bën çokollatën një luftëtare kaq efektive të stresit.

“Çokollata e zezë mund të jetë e dobishme në lehtësimin e ankthit për shkak të antioksidantëve të saj, flavanoleve dhe, natyrisht, shijes”, thotë Beckerman. “Antioksidantët e pranishëm në çokollatën e zezë mund të zvogëlojnë stresin duke ulur nivelet e kortizolit, si dhe hormonet “fight-or-flight” (lufto ose ik), të njohura si katekolamina”.

Çokollata e zezë, është edhe më e mirë sepse ka sasi të lartë të kakaos, pra sasi më të mëdha të antioksidantëve të guximshëm.  Për më tepër, ka më pak sheqer në krahasim me çokollatat e tjera dhe sheqeri i tepërt mund të kontribuojë në probleme të tjera shëndetësore.

Ju mund të provoni gjithashtu, dhe thjesht kakao, e cila përmban shumë lëndë ushqyese, përfshirë magnezin që lufton stresin dhe alkaloidët që rrisin humorin.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Intimiteti në distancë për çiftet shqiptare

Çiftet shqiptare mund ta ruajnë afërsinë edhe kur jetojnë larg: komunikim i qartë, kufij të respektuar dhe rituale të vogla që mbajnë gjallë dëshirën.

Kënd studimi i sigurt për një fëmijë

Udhëzues praktik për një kënd studimi të sigurt: ergonomi, pastrim i sigurt, ruajtja e kimikateve dhe organizim ditor që fëmija të mësojë i qetë.

Koleksione: Materiale që zgjasin rrobat

Zgjidh materialet e duhura, lexo etiketat me kujdes dhe ndiq hapa të thjeshtë kujdesi që rrobat e tua dhe të fëmijëve të zgjasin më gjatë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënën

Udhëzues i ngrohtë për javët e para: shenjat, hapat e sigurt dhe rutina praktike që lehtësojnë fillimin e shtatzënisë, me burime të organizuara te Kosovarja.