Shenja të zakonshme që tregojnë se keni nevojë për syze optike

spot_imgspot_img

Syzet mund t’i ndihmojnë njerëzit të shohin më mirë, por mund të mos e kuptoni që keni nevojë për to. Sytë ndodh që ndryshojnë me kalimin e kohës. Cilat simptoma mund të shfaqen kur keni nevojë për syze?Shikimi juaj ndryshon me kalimin e kohës dhe rritjen në moshë. Jo çdo ndryshim në shikim është anormal. Gjëra të tilla si nevoja për më shumë dritë për të parë qartë ose problemet e dallimit të ngjyrës së zezë dhe blusë, për shembull, janë normale dhe nuk kërkojnë syze. Por ka raste kur ndryshimet në shikim nuk janë normale dhe nevojitet mbajtja e syzeve optike.

Disa njerëz që kanë nevojë për syze nuk kanë ndonjë simptomë, ndërsa të tjerët kanë simptoma shumë të qarta. Simptomat ndryshojnë në varësi të problemit që keni. Disa simptoma të zakonshme janë:

– shikimi i turbullt
– pamje të dyfishta
– objektet me linja jo të qarta duken si të mjegullta
– dhimbje koke
– sytë i keni të lodhur ose të irrituar
– shikim i shrembëruar
– mbyllje e syve për të parë më mirë
– probleme për të drejtuar makinën natën.

Lista e mësipërme nuk është e kufizuar. Nëse vëreni ndryshime që nuk janë normale për ju, konsultohuni me mjekun e syve.

Burimi: Healthline

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Nadja Räss fiton Çmimin e Madh Zviceran të Muzikës 2026

Jodlerja dhe pedagogia Nadja Räss është fituese e Çmimit të Madh Zviceran të Muzikës 2026. Rrugëtimi i saj lidh traditën alpine me edukimin, skenën bashkëkohore dhe trashëgiminë e UNESCO-s.

Produkte pastrimi që nuk duhen përzier: udhëzues i sigurt për shtëpinë

Një “truk” viral mund të krijojë avuj toksikë. Mësoni pse zbardhuesi nuk përzihet me pastrues të tjerë dhe cilat hapa e bëjnë pastrimin më të sigurt.

Goditja nga nxehtësia apo lodhje prej vapës? Shenjat kur duhet kërkuar ndihmë menjëherë

Marramendja, dobësia dhe djersitja e madhe mund të tregojnë lodhje nga nxehtësia, ndërsa hutimi ose humbja e vetëdijes janë shenja alarmi. Ja si të veproni dhe kur duhet kërkuar ndihmë urgjente.

Para kthimit në shkollë: si t’ia rregulloni fëmijës gjumin dhe rutinën pa presion

Kalimi nga pushimet te shkolla nuk duhet bërë brenda një nate. Ja si të rikthehen gradualisht gjumi, mëngjesi dhe përgatitja emocionale e fëmijës, pa kërcënime ose presion të panevojshëm.