Nutella cheesecake është e parezistueshme

spot_imgspot_img

Përbërësit:

300 gram biskota të bluar

120 gram gjalpë

150 gram Nutella

600 gram krem djathi

370 mililitra ajkë e ëmbël

Sheqer pluhur

Ekstrakt i vaniljes

70 gram çokolatë

Përgatitja:

Biskotat e bluara i bashkoni me gjalpën e shkrirë dhe i vendosni në enën ku do të bëni ëmbëlsirën. Shtypini mirë dhe lërini në një anë të pushojnë.

Në një enë të thellë, me mikser përzieni mirë së pari krem djathin. Më pas shtoni 250 mililitra nga ajka e ëmbël, vaniljen dhe sheqerin pluhur.

Përzieni masën mirë dhe ndajeni në dy enë, në mënyrë të barabartë.

Njërën nga këto vendoseni mbi biskotat dhe vendoseni në ftohje.

Pjesës së dytë i shtoni Nutellën dhe përzijeni mirë derisa të krijoni masë homogjene.

Ëmbëlsirën vendoseni për ftohje gjersa ju të përgatitni shtresën e fundit.

Çokolatën me 120 gram ajkë të ëmbël shkrijeni në avull.

Pasi të ftohet, vendoseni mbi ëmbëlsirë.

Për fund mund ta dekoroni sipas dëshirës.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

5 baza për gatime javore – Receta

Krijo 5 baza brenda 90 minutave dhe ushqeje familjen gjithë javën: perime të pjekura, drithëra të plota, proteina të gatshme, salcë domatesh dhe krem qiqrash.

Rutina e lëkurës sipas sezonit

Përshtatja e rutinës së trupit dhe lëkurës me stinët: mbrojtje, lagështim dhe zgjedhje të mençura veshjesh, me hapa të thjeshtë që funksionojnë në ditën tënde.

Ushtrimet dhe pushimi: këshilla praktike

Rutina 20‑minutëshe, mikropauza dhe gjumë i qetë: udhëzues i thjeshtë për t’i kombinuar ushtrimet dhe pushimin gjatë ditës, me këshilla të zbatueshme menjëherë.

Rutinë pas-shkollore për fëmijën tuaj

Ndërto një ritëm të qartë pas shkollës: snack i lehtë, pak lëvizje, detyra, lexim dhe kohë pa ekrane. Hapa të thjeshtë për Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.