Çfarë lloj këpucësh janë ideale për trupin tuaj?

spot_imgspot_img

Këpucë më take të larta dhe shputë të hollë janë ideale për femrat e holla dhe të gjata, ndërsa platformat janë përzgjedhje ideale për femrat me këmbë të forta dhe të gjera.

Këpucë me take të larta janë domosdoshmëri e çdo femre, mirëpo a keni menduar se cili model përshtatet me trupin tuaj?

Këpucë me take të larta dhe të holla

Këto këpucë janë ideale për gratë e holla dhe të gjata. Merruni me rregulla të thjeshta: në qoftë se jeni të holla, le të jetë e tillë edhe thembra juaj. Taket janë të shkëlqyeshme për gratë me nyje të ngushtë të këmbëve, në qoftë se keni këmbë të forta duhet të shmangeni nga taket e holla, sepse këmbët tuaja do të duken edhe më të trasha.  Platformat  Platformat janë ideale për vajzat me këmbë më të forta dhe këmbë të gjera, sepse në to këmbët e tyre do të duken më të gjata dhe të holla, kështuqë platforma është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer për të vajzat me shtat të ulët. Këpucë me maje të rumbullakët Nëse dëshironi që shputa e këmbës të duket më e gjerë, duhet të përcaktoheni për këtë lloj këpuce. Mund të gjendet gati në të gjitha ngjyrat dhe në madhësi të ndryshme te thembrës. Këpucë me rrip të hollë  Sa më i hollë rripi aq më e përkryer zgjedhja për femrat me këmbë të forta që dëshirojnë të “mbyllin” sa më pak këmbët e tyre. Nëse keni nyje të holla të këmbëve atëherë këpucët me rrip më të trashë janë përzgjedhja e duhur e juaja sepse këmba duket më e bukur.

Këpucë të hapura apo ato me dekorime Këmbët e vogla duken më të mëdha në këpucë me dekorime apo këpucë me majë të hapur. Në qoftë se kjo është e rëndësishme që këmba të duket e madhe, atëherë për të shmangur këpucë me një maje të rrumbullakët. sipas kësaj, edhe femrat që dëshirojnë që këmba t’ju duket më e vogël duhet t`i shmangin këpucët e hapura. Çizmet  Mbathjet e dimrit janë zgjedhje ideale për çdo trup, vetëm duhet të keni parasysh që vajzat me shtat të ulët mos të blejnë ­çizme të larta sepse vizualisht ua shkurtojnë këmbët. Gjatësia ideale është pak nën gju.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.