9 mënyra si të mbani aromë të mirë

Vini të lodhura nga puna, mezi hyni në banesë, përqafoni dhe puthni të dashurit e juaj. Sapo të zhvisheni dhe të shtriheni për të pushuar…menjëherë ngriteni në këmbë, arsueja – kundërmoni!

Normalisht ju nuk jeni fajtor pasiqë, normalisht, kujdeseni për higjienën tuaj mirëpo pas një dite të gjatë dhe të lodhshme trupi reagon në një mënyrë të pakëndshme për hundën. Këtë gjë do të shmangni duke përdorur mjetet e duhura higjienike dhe truqet e duhura që do jua ruajnë freskinë derisa të bëni dushin e ardhshëm.

Mos e fërkoni parfumin në lëkurë pas aplikimit

Hidhni parfum në kyçen e dorës, pjesën e pasme të qafës apo spërkateni në ajër dhe kaloni përmes mjegullës me parfum- këshillon M.N, nënkryetar për inovacion të prodhimeve dhe parfumeve në kompaninë Victoria`s Secret. Kurrë mos e fërkoni siç bëjnë shumica pasiqë do ia humbni erën parfumit.

Zgjidhni ngjyrë aromatike për thonj

Ngjyrat aromatike për thonj nuk kanë aromë të pakëndshme siç kanë ngjyrat e thjeshta që emitojnë një aromë të vetmë që do ju përcjellë përgjatë tërë ditës.

Lani flokët

Kur flokët janë të ndyra mund të përhapin një erë të pakëndshme. Nuk d.t.th që të lani flokët çdo ditë, mirëpo çdo e dyta ditë do ishte ideale nëse rezervohet për larje.

Mbani me vete sprej për shputat e këmbëve

Nëse kaloni tërë ditën me mbathje, është më se e natyrshme që këmbët tuaja të humbin freskinë. Prandaj shumica njerëzve e anashkalojnë zbathjen e këpucëve para të dashurit apo kur provojnë këpucë të reja. Aroma e keqe e këmbëve mund të prish momente të caktuara andaj është mirë që të mbani një sprej për këmbë që do i freskojë në momente të duhura.

Qese me pluhur aromatike

Shumica, kur i kujtojnë ato, mendja u shkon tek dollapet e gjysheve të tyre. Është mirë që qese të tilla të mbani në sirtar, e posaqërisht aty ku i mbani të brendshmet.

Higjiena intime

Me erërat e pakëndshme që vijnë nga poshtë mund lehtë të fitoni luftën. Bëhet fjalë për pjsë të trupit që janë të izoluara dhe të mbuluara me shtresa të shumta, andaj edhe aroma që vjen prej atje nuk është më e këndshmja. Herë pas here freskohuni në ato pjesë me faculeta të lagura.

Parfum në pjesën e sipërme të trupit? Plotësisht e lejuar!

Spërkatuni me parfum apo sprej për trup edhe në torzo edhe pas gjunjëve. Në këto pjesë të trupit mblidhet një ngrohtësi e konsiderueshme.

Çamçakëz për gojë të thatë

Një stomatolog kozmetik thkson se arsyeja e aromës së keqe në gojë shpesh herë është goja e thatë. Nëqoftë se tajitni më pak pështymë, do të keni më të vështirë të luftoni bakteret që shkaktojnë kundërmimin. Prandaj mbani çamçakëz sepse me ndihmën e tij do të tajitni pështymë dhe do të luftoni me kundërmimin.

Lëng për shpëlarjen e gojës

Ky lëng është recept i shkëlqyer për mirëmbajtjen e aromës së mirë në gojë. Mirëpo duhet ta keni parasysh se alkooli e thanë gojën dhe zogëlon tajitjen e pështymës, çka do të thotë se efekti mund të jetë edhe i kundërt. Prandaj bleni një shpëlarës goje që nuk përmban alkool dhe shijoni puthjet pa asnjë brengë!

kosovarja.ch