4.4 C
Priština
More

    7 arsye pse këpucët duken të lira (dhe si t’i shmangim ato)

    spot_imgspot_img

    Buxheti i kufizuar nuk do të thotë se këpucët tuaja duhet të duken të lira. Për më tepër, edhe me më pak para, mund të bleni një palë që do të duken „të shtrenjta“, të sofistikuara dhe estetike.

    Truku është që të dini pse këpucët duken të lira dhe ku duhet të bëni kujdes kur të shkoni për të blerë këpucë elegante apo çizme me çmim të arsyeshëm të cilat përshtaten me kombinime të ndryshme të veshjes.

    1. Platformë të lartë

    Sa më e lartë platforma, aq më e lirë duket këpuca. Sidomos kur është fjala për platformë të fshehtë kur këpuca më tepër duket si thundrrë me takë të ngarrkuar. Këpucët pa platformë duken më elegante dhe më të sofistikuara, por janë zakonisht shumë të pakëndshme.

    Për këtë, për komoditet dhe pamje të sofistikuar, zgjedhni këpucë me platformë më të vogël se sholla e këpucës apo ato me platformë më së shumti një centimetër e gjysmë. Në të dyja rastet, vendosni jastëk me xhel në këpucë në zonat e gishtave për komoditet më të madh.

    2. Numër më i madh apo më i vogël

    Nëse vishni këpucë shumë të mëdha ose shumë të vogla, jo vetëm që këmbët do të ju duken të shëmtuara, por edhe do të ecni çuditshëm dhe të keni një qëndrim të çuditshëm të trupit. Mund të provoni t’i shkelni ose të vënë një jastëk që të mos bien, por në shumicën e rasteve, këpuca edhe më tutje nuk rrin mirë. Nëse madhësia e këpucëve që nga fillimi nuk ju përshtatet, mos i bleni pa marrë parasysh se sa ju pëlqejnë.

    3. Këpucë shumë të larmishme

    Edhe këpucët e shtrenjta mund të duken të lira nëse nuk janë të dekoruara ose zbukuruara në mënyrë të drejtë dhe me shije. Këpucët klasike, me linja të pastra me ngjyrën tuaj të preferuar janë gjithmonë një zgjedhje më e mirë se këpucët me shumë shtesa. Nëse ju pëlqejnë printe të kafshëve, zgjedhni këpucë me një të vetme, me print të njejtë, jo këpucë me printime dhe ngjyra të ndryshme. Nëse ju pëlqen ndriçimi dhe shkëlqimi, zgjidhni lëkurë metalike.

     

    4. Nuk mund të ecni normalisht me to

    Ecja e pasigurt me take shumë të larta kurrë nuk duket mirë pa marrë parasysh se sa kushtojnë këpucët. Për fillim, disa muaj ecni me këpucë me take të ulëta dhe të qëndrueshme. Fokusohuni në mbajtjen e trupit, sepse qëndrimi i drejtë ndikon mjaft në mënyrën e ecjes. Kur të ushtroheni të ecni në mënyrë të sigurtë, gradualisht kaloni në take më të holla dhe më të larta.

    5. Shumë stoli metalike

    Stolitë metalike të tilla si kopset, perçinat, zinxhirët dhe sumbullat mund t’i rrënojnë pra këpucët e bukura, nëse e teproni me to dhe nëse duken të thjeshta. Zgjedhja e duhur do të ishte këpucë me stoli metalike të lëmuara që nuk janë plotësisht pa shkëlqim, por përsëri nuk shkëlqejnë shumë, ndërsa vetë këpucët apo çizmet janë gjithashtu të lëmuara dhe me linja të qarta.

    6. Janë shumë të përdorura

    Këpucë të venitura, t’holluara, të shkelura që e kanë humbur formën kurrë nuk duken të sofistikuara. Gjithashtu nuk është mirë të duket maja e t’holluar e takës së lartë. Prandaj rregullisht i çoni këpucët te këpuctari për t’i ruajtur, por mund t’i ruani edhe vetë. Këpucët “shpic” (me majë) do ta ruajnë më gjatë formën nëse majën e mbushni me pambuk apo material të ngjashëm, përderisa nuk i veshni. Preni fijet e perit me gërshërë të cilët kanë filluar të dalin në skajet e këpucëve. Dhe sigurisht, pastroni rregullisht dhe lyeni me krema dhe spreje të përshtatshëm.

    7. Shkëlqejnë tepër

    Këpucët e mveshura me llak duken mirë në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe nuancën e pudrës. Por llaku në kombinim me ngjyra si blu kobalt, rozë e errët ose ngjyrë kafe të errët duket e lirë. Nëse dëshironi që këpucët tuaja në ngjyra të forta të duken të shtrenjta, bleni ato nga kamoshi (antilop). Do të duken të bukura madje edhe nëse lëkura është artificiale, sepse duket shumë e ngjashme me lëkurën e vërtetë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...