3 metoda natyrale kundër rënies së flokëve

Ndryshimi i stinëve sjell me vete ndryshime të tjera, të cilat shpesh ndodhin brenda dhe jashtë trupit tonë. Kështu ndodh me rënien e flokëve, duke shkaktuar një zëvendësim natyral të flokëve të rinj. Ja disa mënyra se si të forconi flokët në mënyrë krejtësisht natyrale.

ROZMARINA

Rozmarina, në sajë të vetive të saj antiseptike, është një nga bimët më të përshtatshme për të ngadalësuar humbjen e flokëve. Kjo është një bimë fantastike, jo vetëm në kuzhinë! Vaji esencial që përmban rozmarina në fakt është shumë stimulues, ndihmon rritjen e flokëve dhe kufizon rënien e tyre.

Si ta përdorni

Mjafton të përgatisni një locion me gjethe të thara rozmarine dhe disa pika vaj esencial rozmarine. Ky locion përdoret në baza ditore, spërkatet mbi flokë pas shamponit, duke ndihmuar me një masazh në lëkurë.

HITHRA

Hithra është një bimë ideale për të forcuar flokët, duke i rigjeneruar dhe mineralizuar ato.

Si ta përdorni

Merrni disa gjethe të thara hithËr dhe shtojini në një gjysëm litër ujë të vluar për një çerek orë, kullohet dhe lihet të ftohet. Shpëlahen flokët pas larjes me shampo apo kondicioner.

SHEREBELA PËR TË PASTRUAR

Shpesh humbja e flokëve është e lidhur me shëndetin jo të mirë të lëkurës, e cila pengon një rritje të shëndetshme dhe të bukur të flokëve. Gjithashtu, sherebela mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut në lëkurë e kokës.

Si ta përdorni

Lëreni sherebelën në një litër ujë të vluar për 15 minuta, kullojeni përmes një sitë, mundësisht jo prej hekuri, në mënyrë që të mos ndikojë në vetitë e bimëve. Përdoret si locion ose shpëlarje pas shamponit.

kosovarja.ch