24 gjëra që çdo mashkull që dashuron një femër duhet t’i dijë

Të duash një femër në të vërtetë dhe në mënyrë të thellë e reale, mund të jetë një aventurë fantastike, një që vjen vetëm njëherë në jetë.

Të dish si ti tregosh femrës dashurinë e vërtetë – pavarsisht nëse është ndonjë mike e ngushtë, familjare apo person tjetër i rëndësishëm – mund të jetë një detyrë e rëndë. Por, definitivisht ia vlen shumë.

Sipas lexuesve të HuffPost, po ju paraqesim 24 gjëra që çdo mashkull që dashuron një femër duhet t’i dijë:

1. Thjeshtë ta merrni mundin për ta dëgjuar.

2. Mos u kapni në role gjinore. Dashuria është dashuri – pavarsisht se kush shkon në punë çdo ditë, ose kush qëndron në shtëpi.

3. Ju mund ti tregoni asaj se sa e rëndësishmë është ajo për ju çdo ditë, por nëse nuk i tregoni se sa e rëndësishmë është, kjo nënkupton asgjë.

4. Mos e krahasoni atë me ndonjë tjetër. Ajo është e veçantë dhe unike, dhe duhet të trajtohet si e tillë.

5. Komunikimi është gjithçka. Pa atë, të dy jeni të humbur.

6. Kuptojeni se ajo e di se çfarë është më mirë për të.

7. Mbajeni fjalën e dhënë.

8. Asnjëherë mos ia mohoni ndjenjat e saj duke i cilësuar si të “çmendura”.

9. Ajo mund të jetë e brishtë, si gjithë të tjerët. Sigurohuni që të jeni atje në momente të tilla.

10. Ju nuk duhet të keni gjithmonë zgjidhje për problemet e saj. Thjeshtë ti qëndroni pranë, është ajo që vërtetë ka rëndësi.

11. Mos harroni se dashuria ndaj saj është një zgjidhje e juaja që ju e bëni çdo ditë të vetme.

12. Kuptoni se çfarë e bën atë të lumtur. Zbuloni pasionet e saj dhe së bashku realizoni.

13. Gjithmonë bëhuni një mik besnik.

14. Respektoni mendimin e saj, madje edhe kur nuk jeni dakord me të.

15. Vetëm sepse ajo mund ti bëjë të gjitha, nuk do të thotë se ka vërtetë nevojë për to. Ndihmojeni që të pushojë apo relaksohet sa herë që ju mund të jeni një burim ngushëllimi.

16. Kuptojeni se edhe ajo ka pasiguri, ashtu sikur gjithë të tjerët.

17. Luftoni betejat e saj së bashku me të, dhe jo për të.

18. Gjithmonë ofroni lirinë për të bërë zgjedhjet e veta, edhe nëse nuk jeni dakord me ta.

19. Bëhuni vetvetja kur jeni me të, kështuqë edhe ajo mund të reflektojë të njejtën gjë.

20. Gruaja në të cilën është shëndrruar, nuk nënkupton domosdoshmërisht të jetë gruaja që ka qenë dikur apo gjithmonë.

23. Ajo është e barabartë me ju. Trajtojeni në këtë mënyrë.

24. Gjithmonë, gjithmonë bëhuni shtyllë mbrojtëse për të.

25. Mbi të gjitha, bëhuni të sjellshëm me ta. Gjithmonë silluni të tillë.

26. Në fund të ditës, secila femër është e ndryshme. Ajo ka nevojat e saj të veçanta, dëshira dhe qëllime. Zbuloni se cilat janë ato dhe ndihmoni që ti arrijnë sa më parë.

kosovarja.ch