Tmerrësisht i bezdisshëm kur shikoni në foto, dhe në të më së shumti që bie në sy është shkëlqimi i ballit, apo jo? Me tre truqe me preparate natyrore kjo mund të bëhet e kaluar ...

Pastrimi

Hapi i parë për heqjen e shtresës yndyrore nga zona T është pastrimi adekuat i fytyrës në mëngjes dhe mbrëmje. Zgjedhni një tonik të butë për larje me vlera të ulëta të pH i cili do të eliminojë yndyrën e tepërt nga sipërfaqja e lëkurës, por nuk do të dëmtojë shtresën mbrojtëse. Fytyrën mos e pastroni me sapune agresive sepse do të arrini efekt të kundërt. Një herë në javë të bëni edhe piling të lëkurës i cili do të largojë qelizat e vdekura dhe papastërtitë nga shtresa sipërfaqsore e lëkurës.

Maskë për fytyrë

Të paktën një herë në javë bëni vehtes një maskë për fytyrë e cila me siguri do të pastrojë yndyrën e tepërt nga zona e mjekrrës, hunda dhe balli. Në këtë veprim do të jetë veçanërisht efektive balta e gjelbër, kastraveci i thjeshtë i freskët i prerë në feta ose „smoothie“ i bërë nga një grimë tërshërë, një kastravec të freskët dhe një lugë kos. Një „smoothie“ të tillë vendosni në fytyrën e pastruar për rreth gjysmë ore dhe pastaj e lani me ujë të ftohtë.

Makeup i butë

Kremat agresive dhe produktet kozmetike do ta bëjnë edhe më të yndyrshme T-zonën. Për këtë, zgjidhni pluhura (pudra) të butë dhe preparate tjera për fytyrë. Më së miri do të ishte të përdorni produkte organike për fytyrë me AHA acide natyrore, dhe vitamina A dhe E.

kosovarja.ch