Zuna sjell videoklip me Loredanën në të

“Benzema” quhet kënga të cilën reperi Zuna e ka kënduar i vetëm. Por gjithsesi në videoklip i është bërë vend edhe Loredanës.

Dyshja që së bashku vazhdimisht sjellin fotografi e video në rrjetet sociale, kanë sjellur edhe duet, por me gjasë do të fillojnë të dalin edhe në klipet e njëri tjetrit.

Madje tek “Benzema” ata kanë veshje të njëjta.

Kujtojmë që për këta vazhdon të përfolet ekzistenca e një lidhje romantike, por që është kundërshtuar vazhdimisht nga Loredana dhe Zuna vërtetësia e kësaj.