Pamja e thonjve tuaj thotë shumë për ju dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të keni thonjtë e bukur dhe të rregulluar gjatë gjithë kohës. Me siguri që shpesh nuk keni kohë të mjaftueshme për të kushtuar përkujdesje ndaj thonjve tuaj ose ata dhe mund të jenë aq të dëmtuar sa të mos rriten aq të fortë dhe të qëndrushëm.
Ju sjellim një reçetë  me produkte nga shtëpia, të propozuar nga Eri, për thonj të shëndetshëm dhe të fortë, të cilën ja vlenë ta provoni….
Një fanse shkruan:
„Vajza, kur u bëra unë me thonj, s’do ngel njeri, me besoni. Gjithmonë i kam pasur të dobët nuk rriteshin, e thyheshin direkt. Me pas fillova i bëja me xhel dhe pas disa muajve rresht i hoqa. Kaq keq mu bënë sa dhe mishi me doli u gjakosen madje. Kush e ka provuar e di dhimbjen. Eri me këshilloi lëng limoni, vaj ulliri dhe kos si përzierje. I bëja çdo natë. Përmiresim i menjëhershëm. Kam përdor dhe një përzierje vajrash nga këto produkte arabe. Thonjtë janë të fortë si asnjëherë tjetër“


Nevojitet:

  • 1/2 luge (gjelle) kos,
  • 2 luge vaj ulliri,
  • Gjysmë lëng limoni.

Në një tas hidhni përbërësit një nga një, me këtë përzierje lyeni thonjtë, lëreni 20 min. Lani duart me ujë të bollshëm.

  • kosi: përmban kalcium dhe proteina (nëse nuk keni kos mund të përdorni dhe qumësht).
  • vaji i ulliri: është hidratues shumë i mirë.
  • lengu i limonit: shërben për të forcuar dhe zbardhur thonjtë.

Ky artikull me lejen e Hair Style Eri, është marrë nga blogu i saj.

Eri më shumë kënaqësi ka ndarë me ne, përvojen e njërës prej vajzave të cilën e ka këshilluar për këtë recetë.

kosovarja.ch