Si të veproni që flokët tuaja të duken më mirë nga prapa

Të gjithë kemi qenë ai tip i femrës flokët e së cilës duken në mënyrë të shkëlqyer nga para, ndërsa fatkeqësisht sikur të zgjoheni nga shtrati në pjesën e pasme. Të stiloni ato pjesë të caktuara nga mbrapa shpinës kërkon durim dhe kreativitet që nuk e kemi shpesh në mëngjes, e kuptoni?

Por, me anë të disa truqeve më poshtë, do të arrini të keni të njejtën saktësi dhe stilim të flokëve ashtu si nga para. Lexoni më poshtë!

Shpëtoni nga drejtimi i kundërt i rritjes së qimeve

Krehni flokët në drejtim të kundërt dhe formoni një vijë të rregullt, thekson stilisti i flokëve Wesley O’Meara. Më pas kthejini prap në drejtimin e kundërt derisa të qëndrojnë flokët vetvetiu drejtë. Ju gjithashtu mund të trajtoni flokët e shthurrura edhe duke i drejtuar një natë më herët, e duke iu rregulluar kahja e ndarjes së flokëve deri nesër në mëngjes.

Filloni nga prapa

“Ndonjëherë nëse filloni të bëni flokët kaçurrela apo ti hekurosni flokët nga para, do të lodheni dhe ti përkushtoheni më pak pjesës së prapme”, thekson Antonio Prieto Salon.

Ndani flokët tuaja

“Ju ndihmon të stiloni flokët pastër dhe me qëndrueshmëri”, thotë Amy Bradbury, stilist në Kennaland. Prieto shton, “filloni nga fundi duke ndarë dy seksione e duke vazhduar sipër”.

Shtoni vëllim

Thani flokët me kokën e kthyer te poshtë, kështuqë pjesa e pasme të duket me vëllim, thotë Bradbury. Ajo gjithashtu sugjeron ndarjen e flokëve me anë të brushes gjatë tharjes. Nëse jeni duke përdorur një shufër hekuri (figaro), Prieto rekomandon mbajtjen e figaros më lartë gjatë bërjes së kaçurrelave nga prapa.

kosovarja.ch