Si ndikon tek fëmija ankthi dhe depresioni gjatë shtatzënisë?

spot_imgspot_img

Sipas një studimi të ri, ankthi psikologjik i nënës gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun për astmë te foshnja e saj.Studiuesit kishin marrë prindërit e 4231 fëmijëve, që të plotësonin pyetësorin në lidhje me stresin psikologjik në 3-mujorin e dytë të shtatzënisë dhe më pas i kishin testuar prapë 3 vite më vonë.

Rezultoi se 362 nga nënat dhe 167 nga baballarët kishin shqetësime psikologjike gjatë periudhës së shtatzënisë.

Kur fëmija të bëhej 10 vjeç, këta prindër duhet të raportonin nëse fëmija i tyre ishte diagnostikuar ndonjëherë me astmë. Si një masë shtesë, studiuesit i testuan vetë fëmijët duke përdorur vëllimin e frymëmarrjes së detyruar, një test standard për funksionimin e mushkërive.

Pas kontrollit për moshën, pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë, indeksit të masës trupore, historikut familjar për astmën apo ndonjë faktor tjetër, studiuesit zbuluan se depresioni dhe ankthi i nënës gjatë shtatzënisë janë të lidhur në një mënyrë të konsiderueshme me diagnozat e astmës dhe funksionimin e dobët të mushkërive te fëmijët e tyre.

“Sigurisht, kjo mund të jetë vetëm një nga shumë shkaqet e astmës”, tha autori kryesor, Dr. Evelien R. van Meel i Universitetit Erasmus në Roterdam.

“Ne e pamë efektin vetëm te nënat. Kjo duket se sugjeron që diçka po ndodh në mitër. Por ky është një studim vëzhgimi dhe nuk mund të themi se është një efekt shkakësor”.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.