Si ndikon i nxehti në produktivitet në punë?

spot_imgspot_img

I nxehti afrikan ka goditur edhe vendin tonë. Natyrisht, këto temperatura të larta shoqërohen edhe me pasoja. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Chicago-s, ato prekin edhe produktivitetin në punë.

Kufiri i produktivitetit të punëtorëve bazuar në të është temperatura 27 gradë Celsius.

Për çdo shkallë që temperatura rritet mbi këtë nivel, produktiviteti bie me dy deri në tre përqind.

Rrjedhimisht, përkthyer në temperaturat që kanë mbretëruar në Shqipëri këto ditë, i bie që produktiviteti të bie për rreth 40 përqind.

Për më tepër, studimi thotë se për çdo shkallë të rritjes së temperaturës, rritet për gati pesë përqind mundësia që punëtorët të mungojnë në punë.

Por, si ndikon i nxehti në produktivitetin në punë?

Mbingarkesa e tepruar mund të çojë në rraskapitje, ulje të përqëndrimit dhe madje mund të jetë edhe fatale.

Psikologia Bruna Jonida Haxhiu, shpjegon se efektet negative të temperaturave të larta shtrihen përtej atyre zakonisht mendohen.

“Pavarësisht nëse je brenda apo jashtë, temperaturat e larta përfaqësojnë shqetësim të rëndësishëm shëndetësor”, shpjegon ajo.

Dhe, bazuar në një studim të realizuar nga Universiteti i Harvardit, rritja e temperaturave e ndikon edhe të menduarit.

Rrjedhimisht, ndikimi i temperaturave të larta shpërfaqet në dobësimin e aftësive kognitive, uljen e fokusit, mbamendje të dobësuar dhe kohën e reagimit.

Prandaj, “për ta ulur rrezikun dhe ndikimin e nxehtësisë, është e rëndësishme që punonjësit të bëjnë pushime më të shpeshta dhe të qëndrojë të hidratuar”, nënvizon psikologia.

Po ashtu, “ka edhe ndryshime të vërejtshme metabolike në kontekstin e gjinive”, të cilat determinojnë që meshkujt janë më të prirur për t’iu përshtatur vapës, sqaron tutje Haxhiu.

Puna nga shtëpia, rrit produktivitetin

Për shkak të distancimit social, pasojë e pandemisë, një numër biznesesh janë duke e testuar punën në distancë, pra nga shtëpia.

Madje, kompani të mëdha si Tëitter, po e shqyrtojnë mundësinë që një pjesë të rëndësishme të operacioneve të tyre punëtorët t’i kryejnë në atë mënyrë.

Por, përtej çështjeve që lidhen me pandeminë dhe ato ekonomike, puna nga shtëpia mund të ketë efekt pozitiv edhe në produktivitetin e lidhur me motin.

Psikologia Haxhiu thotë se në rastet kur temperaturat janë tepër të larta, puna nga shtëpia do t’i ndihmonte punonjësit që të jenë më produktivë në punë.

“Ata do të ndiheshin më komod, më të çlodhur dhe do të kishin më shumë mundësi për t’u përballur me temperaturat e larta”, shton ajo.

Kur ushtroni, trupi prodhon nxehtësi metabolike

Rreth 20% e energjisë përdoret për tkurrjen e muskujve që përdoren, dhe 80% gjenerohet më pas si nxehtësi.

Nxehtësia duhet të shkojë diku në mënyrë që trupi të mbajë një temperaturë të qëndrueshme

Ritmi i zemrës rritet në mënyrë që të pompojë gjakun rreth trupit dhe të shpërndajë nxehtësinë. Kjo bën që temperatura thelbësore të rritet.

Receptorët e nxehtësisë në trup zbulojnë këtë ngritje të hershme të temperaturës bazë. Trupi pastaj përshtatet fiziologjikisht për të filluar mekanizmat e ftohjes.

Këto mekanizma përfshijnë djersitje të shtuar, dhe gjaku lëviz më afër lëkurës për të shpërndarë nxehtësinë në mjedis.Si ndikon vapa në shëndet?

Temperaturat e larta mund të shkaktojnë lodhje të tepruar, dehidratim, marramendje, kokëdhimbje dhe probleme me ritmin e zemrës.

Dhe, kur temperatura shkon mbi 49 gradë Celsius, njeriu mund të pësojë shok nga vapa, që manifestohet me konfuzion dhe humbje të vetëdijes.

Doktori Fatos Rexha, shpjegon se i nxehti i madh e ndikon veçanërisht punën e zemrës. “Nxehtësia ekstreme ndikon në funksionimin e organeve të brendshme dhe vë në ngarkim shtesë në veçanti sistemin kardiovaskular”, sqaron ai.

“Kur njerëzit janë në nxehtësi ekstreme, truri ka një sistem termorregullues – një lloj termostati në të – dhe mbingarkohet, kështu që nuk përshtatet më në mënyrën e duhur me nxehtësinë, në këtë mënyrë organet e brendshme kanë efekte negativisht”.

Veshka, mëlçia, zemra, truri dhe mushkëritë preken të gjitha nga nxehtësia ekstreme, e cila mund të rezultojë në të pasurit probleme me veshkat, sulm në zemër, dëmtim të mushkërive, dhe potencialisht edhe me fatalitet.

Madje, sipas një studimi të publikuar në National Climate Change, rritja e temperaturave mesatare mund ta ndikojë edhe numrin e vetëvrasjeve.

Bazuar në rezultatet e tij, rritja prej 1 gradë Celsius, ka bërë që në SHBA numri i vetëvrasjeve të rritet për 0.7%, ndërsa në Meksiko për 2%.

Dhe, shifrat e tregojnë qartë. Shumica e vendeve të botës janë të ekspozuara për 20 e më shumë ditë, gjatë vitit, ndaj temperaturave që mund të marrin jetë njerëzish.

/Albanianpost.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.