Çfarë përfitimesh shëndetësore ofron ekspozimi në diell?

spot_imgspot_img

Ekspozimi në diell na mundëson plotësimin e nevojës për vitaminën D e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin.Ai ofron një sërë përfitimesh por nëse është i tepruar, këto përfitime bëhen të rrezikshëm.

Ul tensionin e gjakut

Përfitimi i parë që vjen nga ekspozimi i matur në diell është ulja e tensionit të gjakut.

Disa studime kanë zbuluar se gjaku çliron oksidin nitrik sapo drita e diellit të prekë lëkurën.

Kjo substancë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe rrjedhimisht ul rrezikun e atakut në zemër apo ishemisë.

Por kjo nuk do të thotë që ju të qëndroni me orë të tëra në diell për të ulur tensionin e gjakut.

Shëndeti i kockave

Osteoporoza është një nga sëmundjet më të frikshme që i ndodh një njeriu.

Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohet gradualisht duke e bërë atë më të thyeshme.

Pacientët që vuajnë prej saj këshillohen të të marrin vitaminë D jo vetëm si suplement por edhe nga dielli.

Kjo vitaminë ka një lidhje të drejtpërdrejtë me dendësinë e kockave, ndaj një ekspozim i matur në diell përmirëson shëndetin e tyre.

Gjumi

Kur drita e diellit bie në kontakt me sytë, në tru dërgohet sinjali i zgjimit ose i prodhimit të melatoninës.

Bëhet fjalë për një hormon që na bën të përgjumur dhe na ndihmon të flemë mirë.

Drita e diellit ndihmon në mirëmbajtjen e një ritmi normal ku njeriu fle siç duhet në bazë të dritës natyrale të diellit.

Përmirëson Imunitetin

Ekspozimi ndaj dritës së diellit në nivele mesatare e mbron trupin nga infeksionet sepse fuqizon imunitetin.

Ekspozimi në diell rrit nivelin e rruazave të bardha në gjak të cilat përmirësojnë imunitetin dhe na mbajnë të mbrojtur nga infeksionet.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.

Koha pa telefona me familjen: ide praktike

Ktheje një orë pa telefona në momentin më të dashur të shtëpisë: rregulla të thjeshta, aktivitete që lidhin dhe këshilla për ta mbajtur zakonin gjallë.