Si ndikojnë ngjyrat në jetën tonë?

spot_imgspot_img

E dini se perceptimin e parë për njerëzit apo për gjërat që shohim e krijojmë brenda 90 sekondave të para dhe nga 62% deri në 90% e mendimit tonë, ndikohet nga ngjyrat! Prandaj, shumë kompani tregohen shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e ngjyrave, logove, apo paketimit sepse e dinë mirë sa shumë ndikojnë ato në vendimet tona si blerës, raporton Psychology Today.

Ngjyrat zënë një rol të veçantë në psikologjinë e njeriut, por si?

  1. Roza përfaqëson vajzat, ndërsa bluja djemtë

Përgjithësisht, ngjyrën blu njerëzit e lidhin me ardhjen e një djali e ndërsa rozën me atë të një vajze, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Dikur bebeve ju vishnin rroba të bardha dhe roza apo bluja nuk përfaqësonin gjininë e fëmijës.

  1. Roza ka fuqinë të na qetësojë dhe të ulë agresivitetin.

Besojeni ose jo, disa burgje i kanë lyer muret me rozë për të reduktuar agresivitetin dhe për të shmangur zënkat e mundshme.

  1. E verdha brenda një avioni i bën njerëzit të ndihen më të lodhur

E verdha është ngjyrë e lumtur, por e mbledhur në një vend të ngushtë i bën keq syve tanë. Prandaj nuk do t’i shihni kurrë sediljet e avionit të veshura me ngjyrë të verdhë. Vetëm duke i parë, pasagjerët lodhen.

  1. Kur shohim të kuqe, kemi tendencën t’i bëjmë gjërat më shpejt

Jo pa qëllim sapo hapni Netflix-in mbizotëron ngjyra e kuqe. Kjo tërheq më shumë përdorues dhe ngjall kuriozitetin për të parë ç’ndodh.

  1. Njerëzit janë më shumë të prirur të besojnë kompani me logo ngjyrë blu.

Bluja na jep ndjesinë e sigurisë dhe jo vetëm kaq. Thuhet se kjo ngjyrë ndihmon njerëzit të shpëtojnë jetën e tyre. Disa stacione treni në Japoni kanë instaluar drita blu me qëllim për të ndaluar njerëzit të hidhen për të kryer vetëvrasje.

  1. Portokallia na bën të mendojmë për cilësinë e mirë

Shpesh ne e lidhim këtë ngjyrë me vlerën e gjërave si dhe me argëtimin.

  1. Si përfundim, ne bëjmë më shumë gabime kur punojmë në një zyrë me ngjyrë të bardhë.

Edhe pse e bardha ka për qëllim të mos na shpërqëndrojë, na bën më pak produktivë krahasuar me një zyrë të lyer me ngjyrë jeshile.

 

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushqim: Sallatë sezonale për drekë — ide të shpejta për familjet pune në Kosovë dhe diasporë

Ide praktike dhe receta të shpejta për sallata stinërore drekash që kombinojnë perime sezonale, burime proteine dhe rregulla të thjeshta higjenike për familjet punëtorë në Kosovë dhe diasporë.

Kalkulator i lëvizjes dhe qëndrimit të trupit gjatë ditës — këshilla të thjeshta

Si t’i përcjellni lëvizjet dhe qëndrimin gjatë ditës me një kalkulator të thjeshtë dhe çfarë këshillash praktikë mund t’ju ndihmojnë të shmangni sjelljet sedentare dhe të përmirësoni shëndetin afatgjatë.

Horoskop ditor për 12 shenjat (vetëm për argëtim): dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: parashikime të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo dhe zbavitu — vetëm për argëtim.

Showbiz: udhëzues praktik për përzgjedhjen e filmit të përshtatshëm për mbrëmjen familjare

Udhëzues praktik për të zgjedhur një film që i përshtatet mbrëmjes familjare: si ta përcaktoni qëllimin, si të kontrolloni përshtatshmërinë sipas moshës dhe si të favorizoni diversitetin kulturor.