Shprehitë e përditshme që e bëjnë gjoksin tuaj të varur

  1. Vishni sytjena me përmasa të gabuara

Disa studime thonë se nëse nuk gjeni sytjena të përshtatshme për gjoksin tuaj, kjo mund të shkaktojë varjen e gjoksit me kalimin e kohës. Prandaj sigurohuni që të merrni gjithmonë madhësinë e duhur të tyre. Në anën tjetër, një studim i publikuar më 2013 ka vërtetuar se femrat që kurrë nuk kanë veshur sytjena kanë pasur gjoks më pak të varur se ato që kishin veshur. Zgjidhja është e juaja.

  1. Nuk pini ujë mjaftueshëm

Uji është pija më magjike në botë për shumë arsye. Mospirja e mjaftueshme e ujit mund ta bëjë lëkurën të thatë dhe të tkurrur, jo vetëm fytyrën tuaj.

  1. Nuk mbroni gjoksin tuaj nga dielli

Dëshironi të visheni me dekolte të hapur gjatë verës? Sigurohuni që të veni krem për mbrojtje nga dielli në të gjithë lëkurën ku ekspozohet nga dielli. Dëmtimi nga dielli mund të shkaktojë plakjen e parakohshme dhe gjoks të varur.

  1. Pini duhan

Një studim 8 vjeçar ka vërtetuar se pirja e duhanit mund të kontribuojë në varjen e gjoksit. Si? Ajo shkatrron elastin-in, e cila ndikon në ripërtrirjen e lëkurës suaj dhe i jep pamje rinore.

  1. Fitoni dhe humbni shumë peshë

Nëse e teproni me mbi ushqyerje, gjoksi juaj do ta pësojë keq. Lëkura juaj humbet elasticitetin kur zgjerohet. Dhe kur humbni peshë, e para që do ta pësojë është gjoksi juaj sepse përmbajnë kryesisht dhjam.

kosovarja.ch