Jamie thekson se kjo salcë për pica e cila është shumë e shpejtë për tu bërë, është meritë e mentorit të tij Denara Kontalda. Gjithashtu, edhe ne po ua paraqesim juve se si përgatitet.

Në webfaqen e tij jamieloliver.com kuzhinieri i famshëm thotë se kjo salcë është shtojcë e shkëlqyer me makarona, me mish si dhe me peshq. Duke u bazuar në këtë recetë, do të fitoni 500 ml salcë. Ju nevoitet: vaj ulliri, 4 thelpinj hudhër të grimcuara imët, një tufë borzilok të freskët (vetëm gjethet të grisura pak), dhe 3×400 g domate të konservuara (mund edhe ta përgatitni vet), kripë deti, piper.

Nëse nuk i keni domatet e konservuara mund t’i përgatitni ato edhe vet. Së pari duhet t’ia hiqni lëvoren, pastaj çdo domate vendosni në ujë të vluar për rreth 45 sekonda deri në një minutë. Më pas vendosni domatet në një tenxhere në temperaturë të lartë. Në fillim, disa copa të domateve ndani në formë të puresë ndërsa të tjerat leni të gjitha për ti gatuar. Ziejini për një kohë dhe përziejini herë pas here që të mos digjen gjatë përgatitjes (nëse nuk jeni shumë të sigurt për këtë lloj përgatitje, atëherë më mirë shfrytëzoni salcë domatesh të zakonshme).

Në një tigan të madh hidhni më shumë se 4 lugë gjelle vaj ulliri, hudhër dhe leni që të skuqen ngadalë. Pastaj shtoni borzilokin dhe domatet. Përzieni domatet me një lugë druri sa të mundeni. Shtoni pak kripë dhe piper.

Pasi të bëhet salca hiqeni mënjëherë nga nxehja. Hidhni lëngun e mishit në një enë të veçantë dhe përzieni të gjithë përbërësit së bashku. Me lugën e drurit shtyni salcën tek ena kulluese e bashkë me të leni të kalojë edhe pureja prej domatesh. Borzilokun dhe hudhrat e mbetura në enën kulluese ktheni prap tek ena përkatëse.

Ktheni salcën në tigan dhe lëreni të vlojë përsëri, zvogëlojeni temperature dhe zieni edhe për 5 minuta. Salcën ruani në kavanoza të pastër në frigorifer. Mund të qëndrojë për një javë, por nëse doni ta keni për përdorim të mëvonshëm, mund ta ngrini dhe ta shfrytëzoni sipas nevojës. /kosovarja.ch/

Foto: wikipedia.org