Sa i dëmshëm është përdorimi i vazhdueshëm i dezinfektantëve?

spot_imgspot_img

Në fillim të pandemisë, dëgjonim shpesh se një nga mënyrat për tu mbrojtur nga virusi ishte edhe përdorimi i dezinfektuesëve.

Ambientet e banimit dhe ambientet publike, iu nënshtruan një faze të gjatë dezinfektimi.

Por, sa i dëmshëm është përdorimi i vazhdueshëm i dezinfektantëve?

Mund të irritojë lëkurën tuaj

Mahboobeh Mahdavinia, profesor i asociuar për alergjitë dhe imunologjinë në Universitetin Rush, raporton se numri i pacientëve me lëkurë të irrituar është dyfishuar që nga fillimi i pandemisë.

Dermatiti i kontaktit shfaqet me skuqje dhe inflamacion, ndërsa ekzema shkakton tharje të lëkurës, luspa dhe kruarje.

“Këto mund të jenë reaksione alergjike ndaj dezinfektimit të shpeshtë dhe përdorimit të pastruesve të duarve.”, vazhdon ai.

Mund të dëmtojë sistemin imunitar

Duket kontradiktore, por një mjedis tepër i pastër mund ta bëjë më të vështirë për trupin tuaj të luftojë infeksionet.

Pastrimi i tepërt do të shkatërrojë bakteret e mira dhe ato të këqija.

Bakteret “e mira” luajnë një rol vendimtar në parandalimin e infeksioneve dhe të qënurit i shëndetshëm.

Për të rriturit, efektet janë kalimtare dhe bakteret e mira do të fillojnë të rriten përsëri brenda disa orësh nga përdorimi i dezinfektuesit. Por për fëmijët e vegjël, efekti mund të jetë afatgjatë.

Mund t’i shkaktojnë fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake probleme në gojë

Fëmijët e vegjël shpesh vendosin duart dhe sendet e tjera në gojë. Po ashtu qentë dhe macet kanë tendencë të lëpijnë sipërfaqet.

Nëse disa nga kimikatet toksike të përdorura në produktet dezinfektuese gëlltiten aksidentalisht, kjo mund të krijojë shqetësime si të përziera, diarre dhe të vjella.

Përveç se të pastroni më rrallë, qëndroni tek produktet dezinfektuese me alkool izopropil.

Alkooli shkatërrohet me shpejtësi nga trupi, kështu që nuk është aq i rrezikshëm sa disa përbërësit e tjerë kimik, të pastrimit.

Mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen.

Njerëzit më të rrezikuar janë ata me sëmundje pulmonare ose të frymëmarrjes si astma.

Mund të shkaktojë gulçim tek njerëzit me astmë, mosfunksionim të akordit vokal ose hiperosmi, një ndjesi të shtuar të nuhatjes.

Përdorni më mirë peceta sesa shishe me spërkatje, hapni dritaret dhe dyert. Gjithashtu mbani doreza ose lani duart mirë pas pastrimit me dezinfektues.

Pra, sa e keqe është me të vërtetë të përdorësh dezinfektues gjatë gjithë kohës?

Marrja e masave shtesë të pastrimit gjatë pandemisë është e pranueshme. Por në kohë normale, këto dezinfektues nuk duhet të përdoren rregullisht në shtëpinë tuaj, përveç se në banjë. Gjithashtu, pastroni kuzhinën çdo ditë, për të eleminuar patogjenët që vijnë nga ushqimi.

Megjithatë ekspertët mbështesin më tepër ajrimin dhe filtrimin e ajrit, në ambientet e mbyllura sesa dezinfektimin e çdo sipërfaqeje.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë

Udhëtime: Bagazhi i dorës për udhëtime të shkurtra — udhëzues paketimi praktik pa rregulla të kompanive

Udhëzues praktik për paketimin e bagazhit të dorës për 1–3 ditë, me fokus te dokumentet, medikamentet, deklarimet doganore dhe mjetet zyrtare që ndihmojnë për një udhëtim të qetë.

Shoqëria & familja: Kohë cilësore pa telefona — ide praktike për mbrëmje dhe fundjavë

Si të organizoni mbrëmje dhe fundjava pa telefona për të forcuar lidhjet familjare: rregulla të thjeshta, mënyra të mira komunikimi dhe ide konkrete për aktivitete që nxisin dëgjimin dhe kohën cilësore së bashku.