Petullat japoneze duhet t’i provoni patjetër

spot_imgspot_img

Përbërësit:

2 vezë

25 gram sheqer

20 ml qumësht

40 gram miell

3 gram pluhur për pjekje

Gjalpë për të lyer tiganin

Përgatitja:

Ndani të bardhën e vezëve nga e kuqja. Këto të fundit leni anash të presin, ndërsa të bardhët e vezës përzieni mirë me mikser.

Gjatë përzierjes së tyre, shtoni sheqerin pak nga pak.

Masës kremoze të krijuar shtojani edhe të kuqët e vezëve, një nga një.

Pastaj derdhni edhe qumështin, pak nga pak.

Pasi ta përzieni mirë me lugë, shtoni pak nga pak edhe miellin me pluhurin për pjekje.

Vazhdoni përzierjen deri sa të krijohet masa e duhur.

Një tigan të palpetave, lyejeni me gjalpë dhe lëreni të ngrohet.

Me lugën e akullores, vendosni nga tre topa brum një mbi një, në aq vende sa zë tigani.

Shtoni nga një lugë ujë anash tiganit, mulojini me kapakë dhe lëreni të pjeket për 5 minuta.

Më pas ndërroni anën edhe për 5 minuta të tjerë, në të njëjtën procedurë.

Petullat mund t’i servoni me krem çokolate dhe fruta.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Argëtuese: mbrëmje krijuese familjare me aktivitete dhe burime të verifikueshme nga tradita lokale

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje krijuese familjare: tregime, lojëra pa ekrane, vëzhgim i Hënës dhe punë dore me materiale tradicionale, me këshilla për verifikim të burimeve lokale.

Dhoma-e-fjetjes | dekor sezonal me ripërdorim: galeri muri dhe drita varëse DIY me materiale të ricikluara

Udhëzime praktike për të krijuar një galeri muri dhe drita varëse me materiale të ricikluara në dhomën e fjetjes, duke prioritarizuar sigurinë kimike dhe elektrike.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshte për kombinime me rrobat që tashmë zotëroni — stil praktik për çdo ditë

Si t’i ruani flokët dhe t’i bashkoni me rrobat që tashmë keni në vjeshtë: këshilla praktike të bazuara në kujdesin dermatologjik për të parandaluar dëmtimet dhe për t’u dukur mirë çdo ditë.

Intervistë: Nga koncepti te prezantimi — hapat që ndjek një krijuese për të zhvilluar projektin krijues

Një udhëzues praktik për hapat që ndjek një krijuese nga ideja fillestare deri te prezantimi publik, me fokus në hulumtim, planifikim, prototipim, bashkëpunim dhe dokumentim.