Si të bleni ushqim dhe gjëra të nevojshme në mënyrë të sigurtë?

Kanë kaluar tashmë dy javë që kur Kosova po zbaton një sërë masash rreth parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19. Ndër bizneset e vetme që punojnë aktualisht, jo vetëm në vend por mbarë botën, janë marketet e ushqimit.

Furnizimi me ushqim është një veprim i domosdoshëm që duhet ta bëjnë të gjithë. Megjithatë ajo duhet të bëhet me kujdes të shtuar.

Për shkak të rezultateve se Coronavirusi jeton në fruta, perime, plastikë, letër, qelq e edhe ajër (deri 3 orë), gjërat e blera duhet të dezinfektohen sapo të arrijnë në shtëpi.

Video ju tregon për masat që duhet të merrni, për blerje të sigurtë në këtë periudhë pandemie.