2.8 C
Priština
More

    Përgatisni në shtëpi – Trileqe

    spot_imgspot_img

    Trileqe është ëmbëlsira e cila aq shumë është duke u kërkuar nëpër restorane dhe pasticeri tek ne. Eshtë një ëmbëlsirë e lehtë dhe mund ta përgatisni edhe në shtëpi. Me kërkesë të lexuesve, ju sjellim recetën e përgatitjes së trileqes.

    Ju bëftë mirë!

    Përbërësit:

    • 6 vezë
    • 400 gr sheqer
    • 400 gr miell
    • 1 pluhur paste
    • 1vanil sheqer
    • 1/2 lit. ajkë “Hoplla”
    • ½ lit qumësht
    • 300 gr qumësht pluhur “Nestlle”
    • 1/2 kg karamel.

    Përgatitja:

    Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja, gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme.

    Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja. Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet.

    Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshme,ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur.

    Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gardë Celsius që të piqet për afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra.

    Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumësht të ftohtë, trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë, në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi, përzihet me 1 lit. qumësht të vakët. Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin.

    Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.

    Autore e recetës: Fikrie Ukelli – CEKA

    Burimi: www.recetakuzhine.net

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...