5 mënyra për të eliminuar dhjamin në shpinë

spot_imgspot_img

Trashësia në zonën e sytjenave apo gungat e bezdisshme në fundshpinë nuk janë edhe aq të këndshme për sryin e femrës. Por, ju mund të ndiheni të sigurta me lëkurën tuaj me vetëm pak përpjekje shtesë. Sigurisht, që shënjestra për të djegur dhjamin në pjesë të caktuara të trupit nuk funksionon, por këto këshilla të shëndetshme do t’ju ndihmojnë të merrni më shpejtë rezultatet që dëshironi!

Bëni ushtrimet kardio

Nëse jeni serioz për t’i dhënë fund dhjamit në shpinë, duhet të filloni me ushtrime kardio sa më shpejtë të jetë e mundur. Duhet të kryeni seanca 60 minutëshe, për 5 herë në javë.

Fokusohuni në tonifikim

Bëni lëvizje që do të “gdhendin” shpinën tuaj si dhe format trupore për të vënë në pah muskujt e forte që shtrihen aty. Ushtrimet për përmirësimin e drejpeshimit gjithashtu mund të bëjnë mrekullira! Ushtrimet 5 minutëshe të shpinës si dhe ushtrimet për balancimin e trupit janë të shkëlqyera dhe ia vlen të provohen!

Praktikoni Yoga

Trajnimi cilësor i ushtrimeve si dhe kardio janë të rëndësishme, por gjithashtu edhe yoga mund t’ju ndihmojë të hiqni dhjamin në shpinë. Rutina e pompimit apo rrahjes së duhur të zemrës është gjithçka që ju nevoitet!

Hani shëndetshëm

Zgjedhja e ushqimeve cilësore dhe të shëndetshme si dhe gatimi i recetave të pastra janë esenciale në luftimin tuaj kundër krijimit të gungave apo dhjamit në shpinë. Zgjedhni ushqime të shëndetshme për djegien e yndyrnave në mëngjes, drake dhe darkë, madje edhe ushqimet e shpejta (snacks) mund të mbështesin qëllimet tuaja.

Bleni rroba të madhësisë suaj

Kjo në të vërtetë nuk do të heqë qafe dhjamin në shpinë, por me siguri do të ju ndihmojë të ndiheni më rehatshëm në lëkurën tuaj. Nëse shqetësoheni për fryerjet apo gungat në shpinë si rezultat i dhjamit apo trashësisë, atëherë thjeshtë është koha të bleni rroba për një madhësi më shumë, të xhinseve apo sytjenave tuaja. Këto do t’ju ndihmojnë të mos ju theksohen tepër format trupore si dhe të përqëndroheni në rehatinë e rrobave./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...