12.7 C
Priština
More

    6 këshilla nga psikologët e Harvardit se si duhet rritur fëmijët mirë!

    spot_imgspot_img

    Bright Side dëshiron të ndajë me ju 6 këshilla në lidhje me kujdesin dhe rritjen e fëmijës, që vijnë drejtëpërdrejtë nga ekspertët në Univerzitetin e Harvardit.

    1. Kaloni kohë me fëmijën tuaj

    Kjo është baza për gjithçka. Ju duhet të kaloni kohë rregullisht me fëmijët tuaj, të interesoheni për hobitë e tyre, problemet, si dhe më e rëndësishmja t’i dëgjoni se çfarë kanë për të thënë. Nuk duhet të mësoni vetëm për personalitetin unik të fëmijës suaj, por veprimet tuaja do t’i japin atyre shembull se si të tregoni vëmendje dhe kujdes për të tjerët.

    1. Gjithmonë tregoni fëmijës suaj se çfarë rëndësie ka ai/ajo për ju

    Sipas një studimi të kryer nga psikologët, shumica e fëmijëve nuk e dinë se ata janë përsonat më të rëndësishëm në botë për prindërit e tyre. Ata me të vërtetë kanë nevojë të dëgjojnë këto fjalë nga ju. Mos harroni t’ia thuani shpesh këtë, në mënyrë që fëmija juaj të ndihet i sigurtë dhe i vlerësuar.

    1. Tregoni atyre se si t’i zgjidhin problemet dhe jo të ikin nga to

    Për shembull, nëse fëmija juaj vendos papritmas të heqë dorë nga trajnimi në futboll, pyetni që të shpjegojnë pse dëshirojnë ta bëjnë këtë si dhe për obligimet që kanë me shokët e tyre. Nëqoftëse ende duan të heqin dorë, atëherë ndihmoni që të gjejnë diçka të re që ndez pasionin e tyre.

    1. Mësoni që të ju ndihmojnë me diçka çdo ditë, dhe tregoni se jeni mirënjohës për ndihmën e tyre

    Hulumtimet tregojnë se njerëzit të cilët shprehin mirënjohje janë më të prirur që të ndjejnë dhembshuri për të tjerët, janë më bujar dhe ndjejnë dashuri duke ndihmuar të tjerët. Pra, është e vlefshme një sërë aktivitetesh të përditshme që fëmija juaj të mund të ju ndihmojë në shtëpi, të cilët mund t’i faleminderoni në çdo pjesë të ditës.

    1. Ndihmoni fëmijën tuaj që të përballet me emocionet e tyre negative

    Psikologët besojnë se aftësia për t’u kujdesur për të tjerët është e shtypur nga emocionet e tilla negative si zemërimi, urrejtja, turpi dhe ziliaa. Duke ndihmuar fëmijët të kuptojnë këto ndjenja negative, kjo do të shtyjë ata drejt zgjidhjes së konflikteve të tyre të brendshme. Kjo do t’i nxisë që të bëhen më të mëshirshëm, persona të kujdesshëm. Gjithashtu është i rëndësishëm krijimi i stabilitetit psikologjik.

    1. Tregoni atyre se bota është shumë e madhe, më komplekse dhe më interesante se sa mund ta imagjinojnë

    Sipas një studimi të kryer nga psikologët, pothuajse të gjithë fëmijët janë të interesuar vetëm në botën e vogël të familjes dhe miqve të tyre. Është e rëndësishme që ata të krijojnë interes edhe jashtë këtij rrethi të kufizuar, që mund të dallojë nga kushtet sociale, kulturore dhe gjeografike që ata kanë njohuri. Ju mund t’i mësoni ata të jenë një dëgjues i mirë, të provojnë veten në jetën e tjetrit me shumë dhembshuri, gjë që mund t’ua ilustroni përmes filmave, fotografive apo lajmeve.

    Disa fjalë të rëndësishme nga ekspertët e Harvardit: “rritja dhe zhvillimi i një fëmije që të jetë i sjellshëm, i dashur dhe i mëshirshëm është një detyrë e vështirë. Por, kjo është pikërisht ajo që duhet të jemi në gjendje ta bëjmë. Dhe, asgjë tjetër në botë nuk mund të krahasohet me rëndësinë e kësaj apo gëzimin e paçmuar që mund të ndjeni pasi të arrini këtë për fëmijën tuaj”…/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...