Ja sa duhet të peshojë një bebe sipas gjatësisë

spot_imgspot_img

Sa peshon? Sa i gjatë është? Me siguri këto janë pyetjet që jua kanë bërë shpesh pas lindjes, por cilat janë përmasat që duhet të ketë në të vërtetë një fëmijë i porsalindur?
Para së gjithash na duhet t’ju themi sërish se çdo fëmijë është i ndryshëm nga tjetri.
Përmasat e një të porsalinduri
Nëse fëmija vjen në jetë nga java 38-42 (duke llogaritur javët nga ndërprerja e ciklit), fëmija do të ketë një peshë nga 2.600-4.000 gr, ku mesatarja do të jetë 3.500 gr. Gjatë 3-4 ditëve të para fëmija do të humbë rreth 350 gr (për një bebe 3.500 gr), dhe kjo nuk duhet t’ju shqetësojë. Pesha e bebes duhet të fillojë t’ju shqetësojë duke filluar nga dita e 15 pas lindjes. Pesha e tij do të dyfishohet në muajin e 6, dhe trefishohet në muajin e 12.
Pamja e të porsalindurit
Temperatura e tij do të jetë më e lartë se juaja, e cila zbret në mënyrë të menjëhershme për t’ju përshtatur temperaturës në sallën e lindjes, për të shkuar rreth 37 gradë gjatë 8 orëve që vazhdojnë. Gjithsesi duart dhe këmbët e fëmijës ngelen të ftohta dhe kjo është diçka normale, e cila ndodh pasi termorregullimi është një proçes që nuk është maturuar ende tek fëmija. Pulsi i tij do të jetë rreth 120-150 rrahje në minutë dhe frymëmarrja do të përfshijë rreth 35-50 marrje dhe nxjerrje fryme në minutë. Duke qënë se fëmija merr frymë vetmë me hundë dhe jo me gojë duhet të mbani shumë të pastër atë, duke hedhur shpesh solucion fiziologjik.

 

Burimi www.pernenat.al

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Larja dhe ruajtja e rrobave të fëmijëve të kopshtit

Rutinë e thjeshtë për larjen, tharjen dhe ruajtjen e rrobave të kopshtit: këshilla praktike për siguri kimike, organizim dhe jetëgjatësi të tekstileve në shtëpinë tënde.

Kalkulator për lëvizje të shkurtra gjatë ditës

Ndërto një kalkulator të thjeshtë për mikrolëvizje gjatë punës: sinjale, minuta aktive dhe ushtrime 1–3 minuta që ruajnë qëndrimin pa ndërprerë ditën.

Make UP: Organizoni kozmetikën dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up me kategori të qarta, kontrolle të afateve dhe ruajtje higjienike që mbrojnë lëkurën dhe kursenjë kohë çdo ditë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik për të ndarë, ruajtur dhe shënuar produktet e flokëve, me këshilla për afatet dhe rutina të shpejta që mbrojnë lëkurën e kokës.