Nita Latifi sjell freski në videoklipin e ri

“Majëm” quhet kënga më e re e këngëtares Nita Latifi, të cilën e ka publikuar sot me videoklip.

Nita ka vendosur që në prag të verës të kënaq fansat e saj me një këngë ritmike, tekstin e të cilës e ka shkruar vet, bashkë me muzikën.

Këngës i ka realizuar një videoklip të lezetshëm, përplot ngjyra.

Këngëtarja nga Prishtina, në vazhdimësi shquhet për vokalin e saj dhe stilin unik që ajo sjell në çdo projekt.