Kombinimi i kungulleshës dhe çokolatës në mafinsa të shëndetshëm

spot_imgspot_img

Përbërësit:

2 gota miell hikerrori

1/2 gotë sheqer kokosi ose tjetër

4 lugë gjelle kakao

1/2 lugë çaji pluhur për pjekje

1/2 lugë çaji sodë bikarboni

Shumë pak kripë (maja e gishtave)

1 lugë gjelle fara liri

3 lugë gjelle ujë

1 1/2 gotë (1 gotë e gjysmë) qumësht të vakët

2 lugë të mesme uthull molle ose tjetër

3 lugë gjelle shurup Agave

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

1 1/4 gotë kungulleshë e grirë (rreth 1 kungulleshë mesatare) e grirë imët
100 gr çokollatë të zezë

Përgatitja:

Në një enë bëni bashkë miellin e hikerrorit, kakaon, sheqerin, pluhurin për pjekje, sodën e bukës dhe kripën.

Në anën tjetër, në një enë të vogël, bëni bashkë farat e lirit me ujin dhe lërini të qëndrojnë ashtu derisa uji të marr teksturën sikur e bardha e vezëve.

Në një enë të thellë vendosni qumështin, shtoni uthullën lëreni me një anë derisa të filloj qumështi të ndahet, të prishet nga acidsti që ka uthulla e krijohet qumesht i trashë.

Tek qumështi i trashur shtoni shurupin e panjës, vaniljen dhe përzierjen e farave të lirit. Trazojini mirë dhe hidheni tek përzierja e përbërësve të ngurtë.

Për fund shtoni edhe kungulleshën dhe përzijeni mirë.

Masën e fituar hidheni tek filxhanat prej letre, piqini për 15 minuta në temperaturë 180C, ose derisa një rrëmojse e futur në qendër të ëmbëlsirës të dal e pastër.

Në fund, sipas dëshirës hidhni çokollatë të shkrirë sipër.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...