Përbërësit:

  • 1-2 speca të mëdhenj
  • 2 kokrra vezë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Kopër

Përgatitja:

  1. Hedhim në tigan pak vaj (ose gjalpë).
  2. Presim specat në rrathë të mëdhenj me trashësi 1 cm.
  3. Vendosim në tigan copat e specit dhe në hapësirat e tyre bosh thyejmë nga një kokërr vezë.
  4. I hedhim kripë dhe i servirim në pjatancë duke i shoqëruar me domate, djathë dhe pak kopër.
Burim: kuzhinashqiptare