17.4 C
Priština
More

    Këto 5 çajra bëjnë mirë për lëkurën dhe flokët me probleme

    spot_imgspot_img

    Çaji ka shumë dobi, sidomos për lëkurën dhe flokët.Çaj jeshil

    Të gjithë i dinë përfitimet e shumta shëndetësore që çaji jeshil ofruaron si brenda ashtu dhe jashtë organizmit, shkruan “IconStyle”.

    Përveç mbajtjes së peshës së duhur, ky çaj është gjithashtu një përbërës i njohur në fushën e produkteve të bukurisë.

    Nëse aplikohet në formën e një maske për fytyrën, çaji jeshil vepron si një pastrues i thellë e natyral.

    Kur e vendosni në fytyrë i ofron asaj shkëlqim dhe largon yndyrën duke ulur prodhimin e sebumit.

    Për flokët, çaji jeshil mund të zihet dhe përdoret më pas për të shpëlarë flokët Në mënyrë që të shkëlqejnë më shumë.

    Një mënyrë do të ishte kombinimi me lëng limoni dhe pak çaji jeshil që ndihmon në uljen e zbokthit dhe vepron si trajtim natyral për flokët.

    Çaj kamomili

    Nëse po kërkoni një mënyrë natyrale për të zverdhur dhe ndriçuar flokët tuaj, kamomili është zgjidhja.

    Ky çaj ka vetinë t’i zbehë flokët deri në 1-2 nuanca. Hidhni dy qese kamomili në ujë të nxehtë, pastaj  përziejini me lëng limoni dhe aplikonjeni si maskë në flokë për 5-10 minuta.

    Më pas shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.

    Çaji i zi

    Radikalet e lira të pranishme tek çaji i zi vonojnë procesin e plakjes së lëkurës. Mjafton të zieni çajin dhe më pas lëreni të ftohet për disa momente.

    Merreni pak nga pak me anë të nj pambuku dhe aplikojeni mbi fytyrë. Lëreni përgjatë natës dhe në mëngjes shpëlajeni fytyrën me ujë dhe sapun.

    Çaji i lavandës

    Ky çaj është i mrekullueshëm për të qetësuar si fytyrën ashtu edhe flokët. Përveç kësaj ju do të ndjeni gjatë gjithë kohës edhe aromën e mirë qetësuese që lëshon.

    Mjafton ta zieni dhe ta aplikoni në lëkurë dhe flokë ose ta bëni pjesë të maskave të ndryshme.

    Çaji i xhenxhefilit

    Xhenxhefili njihet si një antiseptik natyral që trajton çdo lloj problemi të lëkurës. Kjo fillon që nga djegiet e diellit deri tek pigmentimet e ndryshme të fytyrës apo trupit.

    Nëse e përdorni për flokët xhenxhefili rrit qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës duke favorizuar kështu daljen e flokëve të rinj.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...