Këtë trend askush nuk e ka pritur

Nëse dëshironi të ndryshoni rregullimin e flokëve tuaj, dhe nuk ju bije në mend për ndonjë gjë të re dhe ndryshe, stiluesit e flokëve kanë shpikur një mënyrë të re të pamjes së flokëve. Trendi i fundit i ngjyrosjes së flokëve është ngjyrosja e fijeve në formë pikseli. Ky IT aksesor është bërë një hit i vërtetë.

Flokët e ngjyrosur në formë pikseli është një trend që ka frymëzuar teknologjinë vizuale. Këtë e kanë shpikur stilistë të talentuar nga Madridi, në kompaninë “X-Pression”.

Gjatë ngjyrosjes së flokëve, stilistët përdorin disa hijëzime të së njejtës ngjyrë apo të ngjyrave të ndryshme dhe në këtë mënyrë ngjyrosin vetëm pjesë të caktuar të fijeve të flokut.

Sipas përfaqësuesit të kësaj kompanie, Jorge Kacer, ky trend është krijuar “rastësisht”.

Por, çdo gjë doli aq mirë saqë stilistët e flokëve kanë filluar të eksperimentojnë dhe pas një kohe paten sukses duke sjellur këtë mënyrë të ngjyrosjes deri në perfeksion.

Kacer thekson se këtë model të ngjyrosjes së flokëve është shumë lehtë për ta mbajtur, por edhe se nuk duhet ta provojnë persona që nuk janë të trajnuar për këtë lloj stilimi.

Duhet të mësoni patjetër disa rregulla, përndryshe do bëni një kaos të vërtetë- thekson ai.

kosovarja.ch