Ky është grup i çmuar i reçetave për biskota çfarë kanë bërë gjyshet tona. Në lartësitë më të ëmbla të “gurmanëve” qëndrojnë ëmbëlsirat e parrezistueshme dhe të thjeshta me aromë të kohërave të kaluara.

‘PJESHKAT’

Foto: kuzhinashqiptare

Nevoitet:

2 vezë, 1 filxhan gjalpë, 1 filxhan ‘Sunoko’ sheqer, 1/2 filxhani qumësht, 1 pako pluhur për pjekje (pecivë), 4 filxhana miell.

Për mbushje: thërrmi të grimcuara, 2 lugë marmaladë kajsie, 1 lugë kakao, 1 filxhan ‘Sunoko’ sheqer, pak rum, pak qumësht.

Për ngjyrosje: 1 pako ngjyrë të kuqe për biskota, 1 dl ujë, Sunoko sheqer për mbështjellje.

Përgatitja:

Përzieni gjalpin deri sa të shkumojë, shtoni Sunoko sheqerin dhe bashkoni mirë. Vendosni vezët, qumësht, pluhur për pjekje dhe duke shtuar miellin gatuani brumin. Lëreni 30 minuta në frigorifer, pastaj bëni toptha dhe renditni në tepsi për pjekje. Pjekni ‘pjeshkëzat’ në 180°C deri në skuqje të butë. I ftohni mirë dhe hapni gropëza të vogla në çdo topth me të cilat copëza duhet të përgatitet masa për mbushjen e topthave. Nga thërrmitë e krijuara dhe shtimin e përbërësave tjerë bëni një masë kompakte. Mbushni çdo gropë dhe bashkoni nga dy gjysma si “pjeshkë”. Në ujë tretni ngjyrën, ashtuqë lagni (lyeni) “pjeshkat”. Thani dhe pastaj rrokullisni në Sunoko sheqer.

KREMË-SHAMPITE

Foto: kosovalive360

Nevoitet:

10 të kuqtë e vezëve, 10 lugë Sunoko sheqer, 1 pako sheqer vanilie, 5 lugë qumësht, 2 lugë vaj, 8 lugë miell të fortë, pak pluhur për pjekje.

Për mbushje: 10 të bardhët e vezëve, pak kripë, 900g Sunoko sheqer, 1 pako sheqer vanilie, 1 filxhan i vogël ujë.

Përgatitja:

Përzieni të kuqtë e vezëve deri sa të shkumojnë, shtoni Sunoko sheqerin dhe pakon e vanilies. Në to shtoni qumështin, vajin dhe në fund, duke përzier lehtë, miellin e përzier me pluhurin për pjekje. Pjekni në tepsi të lyer me yndyrë dhe pluhrosur me miell në 180°C deri sa të marrë ngjyrë të bukur ari (verdhë). Të bardhët me pak kripë rrahni në borë (shkumë) të fortë. Veçmas në një enë vendosni sheqerin dhe lageni me pak ujë vetëm sa të mbulojë sheqerin dhe treteni. Kur sheqeri është tretur mirë, shtojeni në shkumën e të bardhëve, tërë kohën duke përzier me përzierse (mikser). Përzieni deri sa të ftohet dhe shtrojeni (lyeni) mbi biskotën e ftohur.

TOPTHA ME FIQ DHE ARRA

Nevoitet:

500 g fiq, 350 g Sunoko sheqer, 200 g arra të bluara, lëng portokalli.

Përgatitja:

Fiqtë bluani në bluarsen e mishit. Sunoko sheqerin e tretni me pak ujë. E largoni nga stufa dhe shtoni fiqtë e bluar, gjysmën e arrave të bluara dhe lëngun e portokallit dhe e leni të ftohet. Formëzoni topthat dhe sejcilin rrokullisne në sasinë e mbetur të arrave të bluara.

KEK PREJ MOLLE

Nevoitet:

Për kore: 3 vezë, 12 lugë Sunoko sheqer, 10 lugë vaj, 12 lugë qumësht, 12 lugë miell, 1/2 pako pluhur për pjekje

Për mbushje: 1 kg mollë, Sunoko sheqer sipas dëshirës, kanellë.

Përgatitja:

Përzieni me mikser përbërësit për kore. Derdhni gjysmën e masës në tepsi (20 x 30cm) dhe e pjekni. Në ndërkohë qëroni mollat, grini në rende, spërkatni me Sunoko sheqer sipas dëshirës, varësisht nga mollat se sa janë të tharrpta, kështuqë i zieni për dhjetë minuta. Shtoni kanellë dhe e derdhni mbi brumin gjysmë të pjekur, shtoni dhe pjesën e mbetur të brumit për kore dhe pjekni deri në fund.

BISKOTA ME ARRA

NEVOJITET:

4 të bardhtë e vezës, 300 g Sunoko sheqer, 300 g arra të bluara, 60 g biskota të bluara, 300 g arra të grimcuara.

PËRGATITJA:

Përzieni të bardhtë deri në shkumë, pastaj shtoni Sunoko sheqerin, dhe kur të forcohet shkuma shtoni arrat dhe biskotat. Formoni kifle të vogla, rrokullisni në arrat e grimcuara, renditni në tepsi dhe pjekni në 100 – 120 gradë për 30 – 40 minuta.

kosovarja.ch