Këngëtarja nga Shqipëria, Enca, ka sjellë këngën e re bashkë me videoklip.

“Ku mete” quhet projekti i saj më i ri, të cilin e ka publikuar të mërkurën.

Kënga dhe videoklipi kanë tematikë dashurinë dhe përfundon me një propozim martese për Encën.

Këngëtarja edhe këtë herë është kujdesur që të vë në pah trupin e saj dhe të duket seksi.

Tekstin bashkë me muzikën e ka realizuar vetë Enca.