«Kam ushqyer vajzën me qumësht gjiri derisa mbushi 10 vjeç», kjo mama po bën ”namin” në rrjete sociale

spot_imgspot_img

Sharon Spink nuk do ta kishte marrë kurrë me mend që një deklaratë e saj për gjidhënien do ta shndërronte në personazhin më të diskutuar ditë e fundit, në tabloidet britanike. Gruaja 50-vjeçare nga North Yorkshire do të habiste këdo kur pranoi se kishte ushqyer me qumësht gjiri vajzën e saj të vogël Charlotte, deri në moshën 9-vjeçare. Mamaja e katër fëmijëve pranoi se e kishte bërë këtë gjë deri një vit më parë, kur vajza i kishte kërkuar të ndalonte.

‘’Kam ushqyer time bijë për plot 9 vite dhe nuk pendohem aspak për këtë gjë, madje më duket absurde që disa nëna më konsiderojnë pedofile. Vajza ime nuk është sëmurë kurrë gjatë gjithë këtyre viteve dhe besoj se vlerat ushqyese të qumështit të gjirit e kanë mbrojtur nga të gjitha virozat dhe infeksionet e mundshme që kalojnë fëmijë.

Ka qenë një proces i ngadaltë, nuk është se e ushqeja çdo ditë, por të paktën një herë në javë. Kjo gjë e ka përforcuar akoma edhe më shumë lidhjen mes ne të dyjave, si dhe i ka dhënë mundësi Charlotte-s të rritej e shëndetshme dhe e pakomplekusuar përsa i përket njohjes së trupit të femrës. Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për të porsalindurit. Formula e tij është e pakrahasueshme, unike dhe e parealizueshme. Ai përmban 415 proteina dhe 130 probiotikë që ndihmojnë sistemin imunitar të foshnjes. Ul rrezikun e prekjes nga alergjitë, sëmundjet gastroenterologjike dhe ato të aparatit të frymëmarrjes, nga diabetet e tipit 1 dhe 2. Ndikon gjithashtu edhe në krijimin e një lidhjeje të fuqishme nënë-fëmijë.’’-përfundon ajo.

Kaq ka majftuar që në rrjet të shpërthejnë komentet e ndryshme të cilat i janë kundërvënë Sharon duke e quajtur të papërgjegjshme dhe të sëmurë. Disa kanë shkuar më tej duke kërkuar që gruas t’i hiqet kujdestaria e vajzës.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Veshje praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — udhëzime për gra dhe familje

Udhëzime praktike për gra dhe familje që jetojnë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës: si të ndërtoni një garderobë fleksibël dhe më të qëndrueshme, duke marrë parasysh ndikimin ambiental të tekstileve dhe mjetet e reja që do të sjellë tregu.

Pilaf shtëpie me aromë moderne: receta tradicionale shqiptare për drekë familjare

Recetë e përditësuar e pilafit shtëpiak që kombinon shijen tradicionale shqiptare me zgjedhje më të shëndetshme: drithëra integralë, perime stinore dhe këshilla për higjienën dhe ruajtjen e vakteve.

Parashikim argëtues për 12 shenjat — 30 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Parashikim argëtues për 12 shenjat më 30 gusht 2026: një lexim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie që synon vetëm argëtimin e ditës suaj.

Si të ripërshtatni rrobat verore për vjeshtë pa blerje: ide praktike për stil dhe mirëmbajtje

Udhëzues praktik për të shndërruar pjesët verore në kombina vjeshte pa blerje: si të zgjidhni, riparoni, shtresoni dhe kombinoni ngjyrat në mënyrë të qëndrueshme.