4.5 C
Priština
More

    4 fakte tmerruese që do t’ju bindin të mos e prekni fytyrën tuaj

    spot_imgspot_img

    Unë ulem para kompjuterit tim gjatë gjithë ditës, dhe ashtu sikur ju, edhe unë e prek vazhdimisht fytyrën, po, e di që është mëkat pasi ka pasoja të shumta dhe mund të shkaktojë lëndime, por unë mërzitem rreth kësaj dhe në përgjithësi është shumë rëndë saqë ndonjëherë nuk mund ta ndaloj, duket aq natyrale.

    Ajo që më duhet është ndonjë taktikë tmerruese që do më bënte të ndaloj (kjo është ajo që na duhet, nëse bëhemi të sinqertë ndaj vetes). Në kërkimin për të pasur lëkurë të përkryer, kam arritur në kontakt deri te themelusi i Dermatology Partners, Dr. Ruth Tedaldi dhe ja se çfarë kam mësuar.

    1. Prekja çon në mbledhjen e akneve dhe formimin e gungave. Kur ju prekni fytyrën tuaj, keni tendencë të shihni parregullsitë dhe pastaj të detyroheni të prekni rreth çdo gjëje të padëshirueshme. Gjatë prekjes së fytyrës, ju bëni rrezik të lartë për ta përkeqësuar atë. Ju mund ta dëmtoni thellë lëkurën duke shkaktuar shenja apo vrima që vështirë shërohen gjatë jetës.
    2. Mund të shkaktojë dëmtimin e akneve të fytyrës. Siç është raportuar nga instituti ndërkombëtar i shëndetësisë të SHBA-së, njerëzit prekin fytyrën e tyre mesatarisht 3.6 herë në orë. Duart tona janë në kontakt me miliona microbe përmes celularëve, dorëzave të dyerve, lidhësave të këpucave e tjera. Mos lejoni këto microbe të depërtojnë në fytyrën tuaj pasi mund të vie deri tek shumimi i akneve të padëshiruara.
    3. Ju mund të merrni gripin. Një nga mënyrat më të mira për të parandaluar një virus, i tillë si gripi, është që mos të prekni fytyrën tuaj. Duart tuaja mund të jenë të infektuara, por nëse nuk prekni sytë, hundën dhe buzët, atëherë nuk e transmetoni virusin tek vetvetja.
    4. Harxhoni shumë kohë duke u obsesionuar. Femrat njihen për të qëndruarit e gjatë para pasqyrës duke përcjellur lëkurën e tyre. Filloni me shikime, pastaj prekje, shtrëngime dhe shtrydhje. Shmangni rutinat e gjata në banjë dhe përpiquni të qëndroni sa më shkurtë. Kështu, jo vetëm që do kurseni kohë, por edhe do t’ju privojë nga ngacmimi i fytyrës me të hyrë në banjë.
    Kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...