Po, në trupin e mashkullit ka shumë zona apo pjesë magjike ku përjetohet pasion, por asnjëra nuk është poshtë belit të tij!

Përveç thithave, kërthizës, ijeve dhe natyrisht organit magjik kryesor, në trupin e mashkullit ekzistojnë edhe pika tjera ku mund të shpërthejë pasioni. Fjala është për qafën e tyre ku fshihen zonat më të forta erogjene, dhe nëse i prekni këto, më anë të puthjes apo kafshimit, ju do të ngjallni epshin mënjëherë.

1. Për puthje: A dëshironi të provoni trikun më të vjetër që funskionon, të “sulmoni apo gllabëroni” qafën e tij? Pas puthjeve në buzë, kaloni në zonën rreth qafës, përkatësisht në zonën poshtë veshit. Puthjet në këtë pjesë janë shumë pasionante dhe joshëse ku edhe kosiderohet si zona më e fuqishme erogjene. Luani me anë të puthjeve dhe jepni kënaqësinë që do të kalojë limitet.

2. Për prekje: Mollëzat e faqeve që kalojnë butësisht në trupin e femrës janë një kënaqësi e vërtetë. Të njejtin efekt kanë edhe në trupin e mashkullit, veçanërisht në qafë. A dëshironi të provoni këtë truk dhe dalëngadalë të merrni situatën në dorën tuaj? Kur ju përqafoheni me një mashkull dhe kaloni drejt puthjeve, lëvizni ngadalë gishtat tuaj në mesin e qafës së tij duke kaluar edhe më poshtë. Kjo prekje e lehtë është shumë e fuqishme dhe ju garanton pasionin .

3. Për kafshim: Kafshimi i lehtë është veprim shumë epshor, që përdoret në kulmin e kënaqësisë dhe paraqet objektiv që përdoret nga shumë njerëz. Kafshimi i lehtë në zonën e qafës së mashkullit shkakton nxitjen e pasionieve. Filloni me pikën 2 të cekur më lart, pastaj vazhdoni me pikën 1, dhe në fund finalizoni duke përdorur dhëmbët. Përfundimin e qafës dhe pjesën e shpatullave kafshojeni lehtë dhe me butësi dhe kapni nga pak lëkurën sa për të shijuar ndjesinë. Kënaqësinë që ofron ky truk është i papërshkrueshëm për meshkujt.

kosovarja.ch