10.6 C
Priština
More

    Gjërat shokuese që i tregon ditëlindja juaj për shëndetin tuaj

    spot_imgspot_img

    Shumica e shkencëtarëve thonë se nuk ka lidhshmëri shëndeti me horoskopin,mirëpo një kërkim i ri tregon se muaji i lindjes suaj mund të jetë përgjegjës për disa aspekte të shëndetit tuaj. Të paktën, mund të parashikojë rrezikun e zhvillimit të më se 50 gjendjeve shëndetësore.

    Studimi përjashtoi më shumë se 1,600 lidhje mes muajit të lindjes dhe rrezikun e sëmundjesm mirëpo të dhënat konfirmuan 39 lidhje të dyshimta mes sëmundjeve dhe ditëlindjes, si dhe 16 lidhje të reja nga të cilat 9 ishin sëmundje të zemrës.

    Pra, ja si është horkoskopi i shëndetit tuaj: Nëse jeni të lindura në dimër(Janar deri në Mars), mund të keni rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare ndërsa rrezik më të vogël të sëmundjeve neurologjike, të frymëmarrjes dhe të organeve të riprodhimit. Nëse jeni të lindura në vjeshtë( Tetor deri në Dhjetor), keni më pak gjasë të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare mirëpo gjasa më të mëdha të sëmndjeve neurologjike, të frymëmarrjes dhe të organeve të riprodhimit.

    Autorët e studimit e atribuojnë rrezikun tek ambienti në të cilin nëna juaj ka kaluar shtatëzëninë, gjë që mund të kompromitonte imunitetin tuaj. Shembull, nënat shtatëzëne që kanë patur grip gjatë kësaj periudhe, lindin fëmijë të prirë për sëmundje kardiovaskulare.

    Ka nevojë të bëhet më shumë studim mbi lidhjen e muajit të lindjes dhe sëmundjeve të caktuara, deri atëherë nuk mund të themi me siguri se muaji i lindjes mund të ketë aq ndikim në shëndetin tuaj.

    Janar– tension i lartë i gjakut, sëmundje të zemrës

    Shkurt– mushkëri të liga/ tumore në bronhe, bllokim

    Mars– rrahje e parregullt e zemrës, sëmundje të zemrës dhe probleme me qarkullimin

    Prill– shtrëngim gjoksi, probleme me zemrën

    Maj – asnjë

    Qershor– shtrëngim gjoksi, astmë

    Korrik– asnjë

    Gusht -infeksione të syrit

    Shtator– infeksione respiratoriale, infeksione të syrit, astmë,ethe dhe të vjella, probleme psikologjike dhe të përshtatjes, probleme gjatë shtatëzënisë dhe lindjes

    Tetor– sëmundje të mushkërive dhe respiratoriale, infeksione virale, kafshime nga insektet, shkurtëpamësi/largpamësi, probleme me stomakun, depresion

    Nëntor- sëmundje virale, ADHD, probleme me zorrën, vështirësi për të ngelë shtatëzëne, probleme vaginale, diarre, vështirësi në të mësuarit

    Dhejtor- mavijosje

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...