15.8 C
Priština
More

    Kjo është arsyeja pse zgjoheni plotësisht e rraskapitur

    spot_imgspot_img

    Zgjoheni me ndjenjën se do mund të fleni edhe tre orë shtesë? Jo të gjithë njerëzit janë persona të hershëm, mirëpo kur zgjoheni e lodhur dhe me kokëdhembje dhe ju zë gjumi duke kontrolluar postën elektronike, atëherë diçka nuk është në rregull me ju.

    E keni dhomën të errët si shpellë, edhe pasi të lind dielli

    Të bllokoni dritaret e juaja që mos të ju pengojë ndriçimi i rrugëve gjatë natës, mund të ju bllokojë dritën edhe gjatë ditës me çka trupi juaj nuk do të dijë të zgjohet. Përdorni perde që bllokojnë dritat e natës mirëpo lejojnë dritën e diellit në mëngjes.

    Rrini zgjuar deri vonë

    Qoftë puna përtej orarit apo keni ngecur duke shikuar ndonjë serial, të rrini deri vonë do të thotë të sakrifikoni orët e gjumit. Deprivimi nga gjumi mund të bëjë të hani më shumë dhe të dobësoni sistemin imunitar. Vendosni një orar të caktuar të gjumit dhe mos e prishni rregullin e atij orari. 

    Shkoni në shtrat e stresuar dhe e shqetësuar

    ëshët vështirë mos të stresoheni kur keni ndonjë raport tek shefi juaj apo jeni shqetësuar për çmimin e lartë të riparimit të makinës, mirëpo të mendoni për situatat stresuese do ju deprivojë nga gjumi i mjaftueshëm. Nëse diçka ju shqetëson, kuptojeni si rast për ta tejkaluar, qoftë duke u shprehur tek ndonjë mik, qoftë duke shkruajtur në ditar apo duke u relaksuar me joga në krevat. 

    Keni shtypur butonin e “dremitjes” 8 herë

    Nëse jeni nga ata persona që e lënë qëllimisht alarmin më herët që pastaj të shtypin butonin e dremitjes dhe t`u duket se janë duke bërë më shumë gjumë, në fakt jeni duke bërë më pak. Bëni një favor vetes, lereni alarmin për më gjatë që të fleni më mirë.

    Shumë alkool apo kofeinë para shkuarjes në shtrat

    Një gotë venë ka shumë përfitime shëndetësore, siç është reduktimi i rrezikut të sulmit të zemrës si dhe forcimi i eshtrave. Mirëpo nëse atë gotë e pini shumë vonë, apo një gotë bëhet 3-4, atëherë e pengoni freskinë e gjumit tuaj. Filxhani i kafesë do e bëjë të pamundur të ju zë gjumi. Andaj, reduktoni alkoolin dhe kafenë disa orë para shkuarjes në shtrat./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...