Fajitas meksikane, alternativa e javës

spot_imgspot_img

Kjo recetë e shijshme është pa dyshim një alternativë fantastike për vaktet gjatë javës. Përgatitur me qepë, speca shumëngjyrësh, piper dhe shoqëruar me tortilla, fajitas sjellin një darkë shumë të mirë në pak minuta. Me pak yndyra dhe kalori, kjo pjatë do të kthehet në të preferuarën tuaj.

Përbërësit: 100 gr misër i zier, 2 gjoks pule, 6 tortilla, 1 qepë e kuqe, 1 spec i kuq, 1 spec i verdhë, 1 spec jeshil, 1 qepë e njomë, 1 tufë majdanoz, 1 lëng lime ose limoni, 1 litër ujë, 1 tufë asparagus të pastruar, vaj ulliri, kripë, piper i zi, piper të kuq të ëmbël.

Përgatitja

Në fillim, ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë.

Marrim një tigan dhe e vendosim në zjarr me pak vaj ulliri. Mbi të vendosim për të skuqur filetot e pulës, specat, majdanozin, qepën, asparagusin, misrin. Pasi fillojnë të marrin ngjyrë, shtojmë kripën e piperin.

I skuqim në temperaturë të lartë për 2 minuta dhe, më pas, i vendosim në një tavë.

Tavën e përgatitur e fusim në furrë dhe e lëmë të piqet për 15 minuta.

E heqim tavën dhe e shërbejmë me tortilla. Mund t’i shoqërojmë me oriz, pak soya dhe salcë Sweet Chili. Gjithashtu mund t’i shtoni salcë kosi, Guacamole, salca të tjera, djathë Cheddar dhe fasule të zeza.

Burimi: Albanianpost.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushtrimet dhe pushimi: këshilla praktike

Rutina 20‑minutëshe, mikropauza dhe gjumë i qetë: udhëzues i thjeshtë për t’i kombinuar ushtrimet dhe pushimin gjatë ditës, me këshilla të zbatueshme menjëherë.

Rutinë pas-shkollore për fëmijën tuaj

Ndërto një ritëm të qartë pas shkollës: snack i lehtë, pak lëvizje, detyra, lexim dhe kohë pa ekrane. Hapa të thjeshtë për Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Trend: Rrobat që zgjasin dhe këshilla praktike

Si të zgjasësh jetën e rrobave me zgjedhje të mençura, kujdes të thjeshtë dhe gardërobë kapsulë për Kosovë–Zvicër. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Dashuria dhe këshilla seksuale: udhëzime të sigurta

Udhëzues i ngrohtë dhe praktik për komunikim, konsensus dhe mbrojtje në intimitet, i frymëzuar nga rubrikat e Kosovarja për çiftet shqiptare kudo.