10.8 C
Priština
More

    E tallin në rrjete sociale, fëmija i reklamave bën vetëvrasje

    spot_imgspot_img

    Një vajzë 14-vjeçare, e cila si fëmijë ishte imazhi i firmës së kapelave australiane Akubra, i ka marrë jetën vetes pas ngacmimin online, njofton familja e saj, raporton BB.

    Në një postim në Facebook, babai i Amy “Dolly” Everett tha se sikur të kishte më shumë ndërgjegjësim për ngacmimin, vajza e tij nuk do të humbte jetën.

    Kompania Akubra gjithashtu shprehu ngushëllimet e saj, duke bërë thirrje që të gjithë të “ngriheshin” kundër çdo lloj ngacmimi, përcjell Insajderi.

    Një në pesë fëmijë në Australi thonë se u sulmuan gjatë vitit të kaluar.

    Në postimin emocional në Facebook, të shkruar të dielën, babai i Dolly, Tick Everett, nuk dha detaje të ngacmimit, por tha se ajo kishte dashur të “shpëtonte nga e keqja në këtë botë”.

    Ai tha se shpresonte që vëmendja në vdekjen e Dolly-s javën e kaluar mund të “ndihmonte jetët e tjera të çmueshme “.

    Të mërkurën, familja lëshoi një deklaratë për mediat duke thënë se Dolly kishte qenë “shpirti më i këndshëm, i kujdesshëm, i bukur”.

    “Ajo gjithnjë kujdesej për kafshë, fëmijë të vegjël dhe fëmijë të tjerë në konvikt, të cilët ishin më pak fatlumë se vetë”

    Familja ndau një vizatim të fundit nga Dolly duke treguar një person të dobët me shënimin: “Fol edhe nëse zëri yt dridhet”

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...