Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, vjen edhe me një videoklip të cilin e ka realizuar për këngën “Levitating Featuring DaBaby”, e cila është pjesë e albumit të fundit të saj “Future Nostalgia”.

Pas premierës në YouTube, këngës së Duas i janë dashur vetëm pak orë që të marrë mbi 1 milion klikime.

Pos numrit të madh të shikimeve, klipi dhe kënga e artistës shqiptare ka marrë edhe shumë komente positive nga fansat e shumtë të saj anë e kënd botës.

Ndryshe, suksesi i Dua Lipës në skenën muzikore botërore po vazhdon. Këngët e saj vazhdojnë të jenë në vendet e para në top listat e ndryshme të muzikës gjithandej globit.